Sport

VIDEO/ Manchester United për turp, skuadra modeste e WBA i bën surprizën e hidhur

14 Shkurt 2021, 18:41 Nga DOSJA
VIDEO/ Manchester United për turp, skuadra modeste e WBA i bën

ANGLI-Manchester United nuk di të fitojë edhe ndaj një kundërshtari modest si WBA që mban vendin e parafundit në renditje. Ndeshja luajtur për javën e 24-të të kampionatit anglez përfundoi me shifrat 1-1. Ndeshja nisi keq për skuadrën e Solskjaer, pasi vetëm në 2 minuta lojë e pa veten në disavantazh.

Sulmuesi Mbaye Diagne kaloi në epërsi WBA-në pa u mbushur ende dy minuta lojë. Por United arriti të gjente baraspeshën me Bruno Fernandes në minutën e 45-të me portugezin që realizoi një supergol. U duk sikur pjesa e dytë do të sillte edhe përmbysjen e skuadrës së Solskjaer por Manchester United, nuk arriti dot të shënonte edhe golin e dytë.

Në javët e fundit Manchester United kanë humbur shumë terren ndaj Manchester City-t kryesues dhe tashmë e shohin veten 7 pikë prapa me një ndeshje më shumë të luajtur.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united wba manchester united wba

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2021, 18:25

Zyrtare, Grasadonia trajneri i ri i Peskarës…

ITALI – Xhanluka Grasadonia, zyrtarisht është trajneri i ri i Peskarës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi abrucez. Grasadonia, që do të zëvendësojë ...

Sport 14 Shkurt 2021, 17:12

Mbedhje urgjente në Laç, pezullohet Nuabueze

LAC – Ngjarja e rëndë dhe njëkohësisht e turpshme, e ndodhur në Ballsh gjatë ndeshjes mes Bylisit dhe Laçit, pati si inisiator sulmuesin e kurbinas...

Sport 14 Shkurt 2021, 10:24

Mesi “kërcënon” Suarezin për fronin…

SPANJE – Mesi shkëlqeu me dy gola fantastikë, duke shkuar në kuotën e 15 golave këtë edicion, krahas edhe tri asisteve tjera.Ylli argjentinas renditet i d...