Bota

Nuk kryesoi në asnjë komunë/ Kryetari i LDK-së Isa Mustafa jep dorëheqjen nga posti

15 Shkurt 2021, 13:19 Nga DOSJA
Nuk kryesoi në asnjë komunë/ Kryetari i LDK-së Isa Mustafa

KOSOVË-Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka dorëzuar dorëheqjen para anëtarëve të partisë pak minuta më parë. Sipas Gazeta Express, Mustafa ka bërë të ditur lajmin në fillim të mbledhjes së anëtarëve të kësaj partie. Ndërkohë, diskutohet që dy kandidatë kryesorë për pasardhës të Mustafës, janë Lutfi Haziri ose Kujtim Shala.

Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje. LDK-ja nuk ka fituar në asnjë komunë, madje ka humbur në ato komuna që drejtonin anëtarët e partisë së tyre.

Deri më tani janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.  LVV-ja vazhdon të kryesoj. Aktualisht, LVV-ja numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. PDK-ja është në vendin e dytë dhe ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.

Lajmi kryesor:‘KosoVVA sot’/ Numërohen 98% e votave, Vetëvendosje merr rezultatin më të lartë në historinë e vendit, Hoti pranon humbjen, Kurti: Mandat pa hakmarrje (ZHVILLIMET E FUNDIT)

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora isa mustafa zgjedhjet ne kosove isa mustafa zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll