Aktualitet

Letonezët të prekur me vdekjen e shqiptares, solidarizim masiv në rrjetet sociale: NATO largohu, jo më viktima!

6 Maj 2019, 15:58 Nga DOSJA
Letonezët të prekur me vdekjen e shqiptares, solidarizim masiv në

LETONI-Vdekja e shqiptares në Letoni, gjatë një trajnimi në bazën e NATO-s në Adazi, ka sjellë reagime të shumta nga politikanët shqiptarë, dhe krerët e NATO-s në Letoni.

Por duket se kjo vdekje ka prekur edhe zemrat e popullit letonez, të cilët nuk e kanë kursyer solidaritetin e tyre me shqiptaren, Zarife Hasanaj.

Komentet e tyre janë të shumta, ku vihet re edhe revolta ndaj NATO, të cilën disa prej tyre e shohin si “pushtuese” në Letoni, e jo si mision paqeruajtës.

“Faleminderit Super NATO, totalisht të shkatërruar. Çfarë të presim më”-shkruan një lituanez.Ndërkohë që një tjetër shkruan: “NATO largohu, jo më viktima. Letonia ka ushtarët e vetë, mbrohemi vetë”.

Ditën e sotme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Hasanaj, pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni.

32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë efektivët e plagosur. NATO në një konferencë për mediat nga Letonia, tha se shpërthimi ishte i paqartë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni qytetaret letoneze humb jeten ushtarakja ne letoni qytetaret letoneze

Sondazh

Poll