Aktualitet

Aksident në ‘autostradën e vdekjes’ në Milot, 4 të plagosur 3 në gjendje të rëndë

6 Maj 2019, 13:24 Nga DOSJA
Aksident në ‘autostradën e vdekjes’ në Milot, 4

FUSHË KRUJË- Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur para pak minutash në aksin Milot-Fushë Krujë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Patokut.

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur 4 persona, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Mësohet se shkak është bërë ndërprerja e rrugës nga një këmbësor, ndërsa të plagosurit janë nga Shënkolli i Lezhës. 

Kjo autostradë, njihet ndryshe edhe si ‘autostrada e vdekjes’, për shkak të aksidenteve të shumëta me pasojë vdekjen.

Kujtojmë se një ditë më parë në këtë aks u aksidentuan burrë e grua, ku burri ndërroj jetë. (Lexo këtu)

Njoftimi i Policisë:

Në autostradën Lezhë-Tiranë në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut “, mjeti me  drejtues shtetasin E.P., 28 vjeç është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.I., 30 vjeçe.

Në mjetin me drejtues shtetasin E.P., ndodheshin si pasagjerë shtetasit F.N., 32 vjeç, A.H., 34 vjeç dhe M.N., 27 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve  kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në milot autostrada e vdekjes disa të plagosur aksident në milot autostrada e vdekjes disa të plagosur

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2019, 12:31

Një ‘helmim i paralajmëruar’ në Bulqizë

BULQIZË- Prej tre ditësh banorët e Bulqizës janë prekur nga shenja të një helmimi masiv. Fillimisht rreth 20 persona u paraqitën në spital me simptoma të n...

Aktualitet 6 Maj 2019, 12:20

Pas vdekjes së efektives 32-vjeçare të Forcave të Armatosura, një reagim ka ardhur nga ministria e Mbrojtjes, që sot në këtë ditë, ka kujtuar vendet ku s...