Aktualitet

Kultivimi i luleshtrydhes, fermerët të pakënaqur: Çmimi i shitjes ka pësuar rënie

6 Maj 2019, 14:14 Nga DOSJA
Kultivimi i luleshtrydhes, fermerët të pakënaqur: Çmimi i

FIER– Ndonëse prodhimi i frutit të luleshtrydhes këtë vit ka qenë i mbarë, për fermerët e fshatit Kafaraj që e kultivojnë masivisht këtë kulturë, ky vit ka qenë nga më të vështirët, pasi çmimi i shitjes ka pësuar një rënie drastike.

Shkak për këtë, është bërë shtimi i sipërfaqes së mbjellë me luleshtrydhe dhe rënia e eksportit. Vladimir Hamataj me dy vëllezërit e tij kanë mbjellë 2.2 hektarë sera me lyleshtrydhe me një prodhim ditor rreth 2.5 ton. Mungesa e tregut ka bërë që çmimi të bjerë në 45 lekë kg nga 300 lekë që ishte vitin që shkoi.

Sipas fermerëve kultivimi i luleshtrydhes, ka një kosto të lartë. Rënia e papritur e çmimit i detyron fermerët të mos e vazhdojnë më kultivimin e kësaj kulture, pasi të ardhurat që ata përfitojnë nuk justifikojnë as shpenzimet.

Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti për përmirësimin e situatës. Ata thonë se mungesa e politikave për grumbullimin e produkteve bujqësore, po çon në falimentimin e pjesës më të madhe të fermerëve në zonën e Frakullës.

Marrë nga: Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier kosto e larte kultivimi i luleshtydhes renia e cmimit fier kosto e larte kultivimi i luleshtydhes renia e cmimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2019, 12:31

Një ‘helmim i paralajmëruar’ në Bulqizë

BULQIZË- Prej tre ditësh banorët e Bulqizës janë prekur nga shenja të një helmimi masiv. Fillimisht rreth 20 persona u paraqitën në spital me simptoma të n...

Aktualitet 6 Maj 2019, 12:20

Pas vdekjes së efektives 32-vjeçare të Forcave të Armatosura, një reagim ka ardhur nga ministria e Mbrojtjes, që sot në këtë ditë, ka kujtuar vendet ku s...