Aktualitet

Vdekja e ushtarakes shqiptare në Letoni, SHBA mesazh ngushëllimi familjes: Nderojmë sakrificën e saj!

6 Maj 2019, 15:17 Nga DOSJA
Vdekja e ushtarakes shqiptare në Letoni, SHBA mesazh ngushëllimi

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadës në Shqipëri ngushëllojnë familjen e ushtarakes që u vra sot në Letoni, Zarife Hasanaj.

Në një reagim në Twitter, ambasada thekson se nderon sakrificën e saj. Bie në sy, se njësoj si kryeministri Rama edhe ambasada ka ngatërruar emrin e efektives,  e cila quhet Zarife dhe jo “Zafire”

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngushëllojnë familjen dhe miqtë e Zafire Hasanajt, ushtarja e vrarë sot teksa po bënte detyrën e saj si pjesë e NATO-s në misionin në Letoni, dhe solidaritet për 2 ushtarët e plagosur. Nderojmë sakrificën e saj.”-thuhet në reagimin e SHBA.

Ditën e sotme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Hasanaj, pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni. 32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë efektivët e plagosur. NATO në një konferencë për mediat nga Letonia, tha se shpërthimi ishte i paqartë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj ambasada e shba humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj

Sondazh

Poll