Aktualitet

Vdekja e ushtarakes shqiptare, NATO: Ka nisur hetimi, e paqartë ajo që ka ndodhur

6 Maj 2019, 12:11 Nga DOSJA
Vdekja e ushtarakes shqiptare, NATO: Ka nisur hetimi, e paqartë ajo që

TIRANË– Pas tragjedisë së ndodhur në Letoni, ku një ushtare shqiptare humbi jetën NATO dhe Qeveria e Letonisë kanë dalë në një deklaratë për mediat. Ministrja e Mbrojtjes në Letoni, Sekretari i NATO-s, sekretari i përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni, Leonid Kalnins kanë informuar publikun për atë që ka ndodhur. 

Ata thanë së ky ishte një rast shumë i rëndë dhe po e trajtojnë këtë situatë shumë seriozisht dhe kanë nisur një hetim për të zbardhur ngjarjen. Sipas tyre  ishte ende është e paqartë se si kishte ndodhur shpërthimi i minës, që i mori jetën 32 vjecares shqiptare, ndërsa njoftuan se policia vendase dhe forcat e armatosura kanë nisur hetimet mbi shpërthimin.

“Kam urdhëruar një inspektim të plotë në bazë për të gjetur mina ende të pashkelura, deri atëherë nuk do të ketë trajnim”, tha komandant Kalnins.

I pyetur nëse viktimat dhe familja e të ndjerës do të kompensohen, Kalnins theksoi se kompensimi do të paguhej në përputhje me ligjin shqiptar, por Letonia shprehu gatishmërinë për të transportuar trupin në atdhe.

Në konferencë për shtyp ishte dhe kolegia e Zarife Hasanajt, e cila tha se sot në mëngjes kishte pasur kontaktin e fundit me të. Ajo shtoi se njihej prej kohësh me ushtaren që humbi jetën dhe shprehu ngushëllimet për familjen.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komandanti i forcave të armatosura kombëtare leonid kalnins  letoni ministria e mbrojtjes se letonise nato vdekja e ushtarakes shqiptare komandanti i forcave të armatosura kombëtare leonid kalnins  letoni ministria e mbrojtjes se letonise nato vdekja e ushtarakes shqiptare

Sondazh

Poll