Sport

Covid-19 “pushton” Hajdukun e Splitit, 20 persona të infektuar…

14 Shkurt 2021, 17:57 Nga DOSJA
Covid-19 “pushton” Hajdukun e Splitit, 20 persona të

KROACI – Një klub i tërë “i pushtuar” nga Covid-19. Ai është Hajduku i Splitit, i drejtuar nga trajneri italian Paolo Tramezani, i cili regjistroi 20 raste pozitivitet të infektuar pas ndeshjeve të luajtura në Osijek dhe Rijeka.

12 lojtarë dhe 8 anëtarë të stafit teknik, të skuadrës së përbërë nga 33 persona, kanë rezultuar të infektuar nga koronavirusi. Kjo u njoftua nga klubi kroat në një shënim.

Hajduk i Splitit kishte theksuar, se të premten e kaluar pas provave fillestare, shtatë persona ishin testuar pozitivisht për koronavirusin, për këtë arsye ndeshja e kampionatit kundër Slaven Belupos ishte shtyrë.

Më pas, u regjistruan edhe raste të reja, duke mos përjashtuar edhe persona nën 20 vjeç. Klubi, në përputhje me zhvillimin e ri të ngjarjeve, do të kërkojë të shtyjë derbin me Dinamon e Zagrebit, të planifikuar për të dielën 21 shkurtit.

Shërbimi mjekësor i skuadrës nga Spliti njofton se “do të kryejë mbikëqyrje të intensifikuar në ditët në vijim dhe do të monitorojë nga afër situatën brenda klubit, në mënyrë që të mbrojë të gjithë lojtarët dhe punonjësit, ndaj të cilëve janë marrë masa shtesë mbrojtëse”, thuhet në shënim.

Trajneri Tramezani ka qenë ndihmësi i trajnerit të kombëtares sonë Xhani de Biazi. Ai është në krye të klubit kroat të Hajdukut që nga 18 janari, me një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hajduk split paolo tramezani hajduk split paolo tramezani

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2021, 17:12

Mbedhje urgjente në Laç, pezullohet Nuabueze

LAC – Ngjarja e rëndë dhe njëkohësisht e turpshme, e ndodhur në Ballsh gjatë ndeshjes mes Bylisit dhe Laçit, pati si inisiator sulmuesin e kurbinas...

Sport 14 Shkurt 2021, 10:24

Mesi “kërcënon” Suarezin për fronin…

SPANJE – Mesi shkëlqeu me dy gola fantastikë, duke shkuar në kuotën e 15 golave këtë edicion, krahas edhe tri asisteve tjera.Ylli argjentinas renditet i d...

Sport 14 Shkurt 2021, 10:13

Kushtet atmosferike, shtyjnë futbolli shqiptar

TIRANE – Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara p...