Sport

Mbedhje urgjente në Laç, pezullohet Nuabueze

14 Shkurt 2021, 17:12 Nga DOSJA
Mbedhje urgjente në Laç, pezullohet Nuabueze

LAC – Ngjarja e rëndë dhe njëkohësisht e turpshme, e ndodhur në Ballsh gjatë ndeshjes mes Bylisit dhe Laçit, pati si inisiator sulmuesin e kurbinasve Kirian Nuabueze. Për atë sjellje drejtuesit e skuadrës laçiane kanë zhvilluar ditën e sotme një mbledhje urgjente dhe pas saj kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale vendimin e marrë.

“KF Laçi, pasi ka parë me qetësi gjithçka ka ndodhur përmes videove në ndeshjen me Bylisin, ka zhvilluar një mbledhje urgjente dhe ka vendosur pezullimin e përkohshëm të sulmuesit Kyrian Nwabueze. Sherri i djeshëm në sfidën me Bylisin dënohet nga klubi ynë, sikurse edhe sjellja e futbollistit tonë.

Pavarësisht arsyeve, nga ne nuk mund të pranohen veprime të tilla të dënueshme. Nisur nga gjithë situata e krijuar, Nwabueze do të jetë i pezulluar për momentin dhe ndaj tij do të merren edhe masa të tjera në një vendim të dytë. Dhuna në futboll nuk ka vend dhe ne si klub mbështesim futbollin e bukur dhe “fair-play”.

Urojmë dhe shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më, pasi nuk i kanë hije këtij sporti të bukur. Ne si klub do të jemi në shërbim të vlerave dhe të rritjes së futbollit, – shkruhet në njoftimin për shtyp të klubit kurbinas të Laçit.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2021, 10:24

Mesi “kërcënon” Suarezin për fronin…

SPANJE – Mesi shkëlqeu me dy gola fantastikë, duke shkuar në kuotën e 15 golave këtë edicion, krahas edhe tri asisteve tjera.Ylli argjentinas renditet i d...

Sport 14 Shkurt 2021, 10:13

Kushtet atmosferike, shtyjnë futbolli shqiptar

TIRANE – Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara p...