Sport

Reali me një tjetër ritëm, arrin fitoren e tretë radhazi

14 Shkurt 2021, 18:01 Nga DOSJA
Reali me një tjetër ritëm, arrin fitoren e tretë radhazi

SPANJE – Nuk kanë të ndaluar më madrilenët e Zinedin Zidan. Real Madrid merr fitoren e tretë radhazi në La Liga. Kampionët në fuqi mposhtën 2-0 Valencian, sfidë që u zgjidh që në pjesën e parë. Karim Benzema zhbllokoi ndeshjen me një gol shumë të bukur në minutën e 12-të.

I bukur edhe goli i dytë. Toni Kroos finalizoi një aksion të menduar, me një goditje shumë të bukur. Mendi gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, por goli i francezit u anulua nga teknologjia VAR.

Përfundimisht 2-0 për ekipin e Zidane, që renditet në vendin e dytë. Pesë pikë është diferenca me Atletiko Madridin e vendit të parë, me këta të fundit që kanë luajtur dy ndeshje më pak.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2021, 17:12

Mbedhje urgjente në Laç, pezullohet Nuabueze

LAC – Ngjarja e rëndë dhe njëkohësisht e turpshme, e ndodhur në Ballsh gjatë ndeshjes mes Bylisit dhe Laçit, pati si inisiator sulmuesin e kurbinas...

Sport 14 Shkurt 2021, 10:24

Mesi “kërcënon” Suarezin për fronin…

SPANJE – Mesi shkëlqeu me dy gola fantastikë, duke shkuar në kuotën e 15 golave këtë edicion, krahas edhe tri asisteve tjera.Ylli argjentinas renditet i d...

Sport 14 Shkurt 2021, 10:13

Kushtet atmosferike, shtyjnë futbolli shqiptar

TIRANE – Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara p...