Bota

Zyrtari i PDK-së, Kelmendi: Fitorja e Osmanit dhe Kurtit është mesazh për ne, duhet reformuar partia

15 Shkurt 2021, 09:30 Nga DOSJA
Zyrtari i PDK-së, Kelmendi: Fitorja e Osmanit dhe Kurtit është

KOSOVË– Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi, ka komentuar fitoren e mbrëmshme të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, dhe është shprehur se rezultati i mbrëmshëm është rezultat edhe për partinë e tij.

Pasi i uroi fitoren Vetëvendosjes, Kurtit dhe Osmanit ai tha se PDK duhet të shoh ku ka gabuar dhe duhet të vazhdojë me reformimin e partisë.

“E uroj Vetëndosjen, Osmanin e Kurtin per kete fitore!

Ka mbete vetem edhe diçka ‘e vogel’, me u ba mire”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i tij i plotë:

Ka mbetë vetëm edhe me u ba mirë!

Një proces zgjedhor që ta çonte mallin e ndonjë vendi europian, një kulture qytetare dhe solemnitet në votim, dhe një fitore pa ekuivoke e Vetëvendosjes shënuan zgjedhjet e Shkurtit 2021.

Kosova ka avancuar dhe është bërë shembull demokracie për vendet e rajonit, sado që kjo demokraci e ky rregull nuk perputhen me thëniet e Osmanit e Kurtit, si “shtet i kapur” e “Republikë e dështuar”.

U bë si deshi shumica, dhe kjo shumicë e ka përgjegjësinë e plotë për besimin e dhënë. Mbajeni!

Fitorja plebishitare e Osmanit dhe Kurtit është njikohësisht një mesazh për ne në PDK, me pa ku u gabua dhe për vazhduar pa u ndal me reformimin e partisë.

E uroj Vetëndosjen, Osmanin e Kurtin për këtë fitore!

Ka mbete vetem edhe diçka ‘e vogel’  me u ba mirë!

 

Ka mbete vetem edhe me u ba mire!

Nji proces zgjedhor qe ta çonte mallin e ndonji vendi europian, nji kulture qytetare…

Pubblicato da Migjen Kelmendi su Lunedì 15 febbraio 2021

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora migjen kelmendi zgjedhjet ne kosove migjen kelmendi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll