Bota

Fitorja e Albin Kurtit, Kryemadhi për zgjedhjet në Kosovë: Kanë zhvilluar një proces shpresëdhënës, urime LVV-së!

15 Shkurt 2021, 07:56 Nga DOSJA
Fitorja e Albin Kurtit, Kryemadhi për zgjedhjet në Kosovë:

TIRANË -Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar zgjedhjet në Kosovë. Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka përgëzuar Kosovën për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë demokratike, edhe pse në kushte të vështira.

Po ashtu, ajo ka uruar Albin Kurtin për fitoren, pasi LVV-ja dominon në shumicën e komunave dhe ka theksuar se nëse vjen në pushtet do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me partinë e re të Kosovës.

“Kosova dhe qytetarët e saj zhvilluan një proces zgjedhor shpresëdhënës këtë 14 shkurt, që edhe nën sfidën e pandemisë, u dominuan nga kultura demokratike për respektimin e vullnetit të sovranit. Urime Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren bindëse. Suksese parlamentit dhe qeverisë së re, me bindjen se do t’i japin një ritëm më të shpejtë zhvillimeve pozitive për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të tij në arenën ndërkombëtare. Mirëpres mundësinë që me qeverisjen e re të Shqipërisë, të jemi krah për krah për bashkëpunim real dhe integrim në të gjitha planet me Kosovën, duke synuar një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë,”-ka shkruar ajo.

Postimi i plotë: 

Lajmi kryesor: ‘KosoVVA sot!’/ Albin Kurti kryeministër me rekord votash, numërohen mbi 97%. Enver Hoxhaj: Do qëndrojmë në opozitë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kryemadhi komenton zgjedhjet ne kosove monika kryemadhi zgjedhjet ne kosove kryemadhi komenton zgjedhjet ne kosove monika kryemadhi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll