SHBA– Liria e shprehjes është një pasuri e madhe. Për individë privatë, për gazetarët por natyrisht edhe për politikanët. Në një shoqëri të lirë duhet të jetë e mundur të shprehësh mendimin tënd, të argumentosh kundër mendimit të dikujt, pa rrezikuar se për këtë mund të dënohesh. Por është e drejtë që një politikan të lirojë ulësen, nëse vërtetohet se ka gënjyer.
Në dallim nga argumentimet e mbrojtësve të Donald Trumpit, në këtë proces nuk bëhej fjalë për mbrojtjen e fjalës së lirë, por për mbrojtjen e të ardhmes së demokracisë amerikane.
Presidenti Trump ka shkatërruar për vite të tëra besueshmërinë ndaj institucioneve politike të Amerikës pa u ndëshkuar, duke minuar besimin në zgjedhjet e lira dhe duke dëmtuar vetë thelbin e çdo demokracie. I etur për pushtet, ai vazhdonte të përhapte gënjeshtrën se zgjedhjet ishin vjedhur edhe atëherë kur mbi 60 gjykatës, përfshirë këtu edhe shumë prej tyre, të cilët i emëroi vetë Trumpi, konfirmuan qartë se ai i kishte humbur zgjedhjet presidenciale kundër Joe Biden me mbi shtatë milionë vota dallim.
Sulmi ishte jashtëzakonisht e rrezikshëm
Fushata e tij populiste e shpifjeve arriti kulmin në kohën e sulmeve të tmerrshme me 6 janar 2021, kur ai u bëri thirrje mbështetësve të tij të pamundësojnë verifikimin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale dhe të sulmojnë ndërtesën e Senatit. Edhe pse ishte e qartë prej fillimit se do të jetë shumë vështirë të dënohet vetë Donald Trump, demokratët ishin të detyruar të fillojnë këtë proces kundër Trumpit. Tek e fundit, videot e prezantuara gjatë procesit në Senat tregojnë se sa i rrezikshëm ishte ky sulm vërtetë. Në fund të fundit, vetëm duke i falënderuar guximit të disa oficerëve të policisë, politikanët kryesorë, përfshirë këtu edhe ish-zëvendëspresidentin Mike Pence, shpëtuan nga dhuna e turmës. Pesë persona humbën jetën atë ditë, e ka mundur të ketë edhe më shumë viktima. E ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara mban përgjegjësinë.
Turp që Trumpi nuk përgjigjet
Turp është që Trumpi nuk do të përgjigjet për këtë. Fakt është që këto imazhe i kanë bërë të mendojnë mirë disa votues republikanë, por jo edhe shumicën dërrmuese të senatorëve republikanë, që është shumë shqetësuese. Epilogu i këtyre procedurave tregon se sa nën kontroll vazhdon të mbajë Donald Trump Partinë Republikane. Sa e madhe është brenga e deputetëve, se ata do të mund të ndëshkoheshin nga mbështetësit e Trumpit në zgjedhje, nëse e vendosin ligjin para mbajtjes së posteve.
Ajo që ka mundur të jetë një çlirim nga gjendja, përfundoi me çimentimin e përçarjeve në këtë vend. Për bashkësinë ndërkombëtare ky është një tregues i qartë se SHBA do të jetë e preokupuar me veten e vet në vitet e ardhshme.
Marrë nga DW.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar zgjedhjet në Kosovë. Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka përgëzua...
SHBA- Moti i keq ka përfshirë SHBA-të, ku ka patur stuhi dëbore dhe ngrica në pjesën më të madhe të vendit. Një stuhi e fortë dëbore që goditi Seattle, Oregon d...
SHBA– Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama i ka kushtuar një dedikim plot dashuri bashkëshortes së tij, Michel Obama dhe dy vajzave, Sasha dhe Malia në ditën ...
KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar rezultatet për mbi 97% të votave nga zgjedhjet e djeshme të 14 shkurtit në Kosovë.Gazeta Express...
KOSOVË-Në Kosovë deri më tani janë numëruar mbi 97% e votave nga KQZ-ja. Ndërkohë, sipas Gazeta Express, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezult...
SHBA– Në një shkrim të së përditshmes New York Times nga Aaron Caroll, analizohen disa teori të hedhura deri më sot në lidhje me vaksinat e koronavirusit. Aktua...
KOSOVË-Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojnë pas pak një konferencë për sht...
PRISHTINË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar sërish pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Me anë...