Aktualitet

Organizonte lojëra fati në celular, arrestohet berberi në Berat, kapet mat në berberhanen e tij

15 Shkurt 2021, 07:45 Nga DOSJA
Organizonte lojëra fati në celular, arrestohet berberi në Berat,

TIRANË– Një 41-vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit në ambientet e punës. Personi me inicialet D.E, banues në lagjen Çlirim, është kapur në ambinetet e berberhanes së tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm.

Policia ndaloi berberin i cili do të akuzohet për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

NJOFTIMI:

Organizonte lojëra fati, nëpërmjet celularit, në ambientet e punës, arrestohet në flagrancë pronari i berberhanes. Sekuestrohet një aparat celular. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. E., 41 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, pasi është kapur në ambientet e berberhanes së tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndalohet berberi ne berat organizonte lojera fati ne telefon ndalohet berberi ne berat organizonte lojera fati ne telefon

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 07:33

TIRANË– Sot në Shqipëri mbërritën dozat e tjera të vaksinave anti-COVID të kompanisë Pfizer. Në bazë të marrëveshjes me kompaninë farmaceutike, në vendin t...