Politike

Balluku paralajmëron: Mos dilni pa shtëpia nëse s’është e nevojshme, stuhia zgjat deri të premten, nuk kemi shkop magjik

14 Shkurt 2021, 19:26 Nga DOSJA
Balluku paralajmëron: Mos dilni pa shtëpia nëse

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia.

Në një video-komunikim përmes profilit në Faceboo, Balluku ndau me të gjithë ndjekësit një bisedë me drejtorin e OST-së Skerdi Drenova dhe tha se vendi është nën pushtimin e një moti të keq.

Sipas Ballukut, nuk duhet kryer asnjë lëvizje e panevojshme. Ajo shtoi se stuhia do të vazhdojë deri të premten, teksa përsëriti fjalët që tha më herët, se ‘nuk ka një shkop magjik par ta ndalur’.

“Jemi përballë motit ekstrem. Stuhia do të vazhdojë deri të premten. Shiu dhe bora shpresojmë se do të ndalen, por temperatura të ulëta pritet të ketë gjatë kësaj kohe. Shteti është në këmbë. Ne nuk duam aksidente. Dilni nga shtëpia vetëm kur të jetë e nevojshme. Ne nuk kemi shkopin magjik, që të ndalojmë borën apo të ndalim çdo avari të mundshme, por ne sigurojmë që jemi në krye të punëve,”- tha Balluku ndër të tjera.

HARTA LIVE/ Shqipëria paralizohet nga moti i keq, situata e rëndë në Lezhë, Krujë, Berat, Dibër, Korçë e Elbasan! 6 turistë lëshojnë alarmin SOS nga Vermoshi. Qindra qytetarë kaluan natën në makinë, mes tyre dhe Basha (SITUATA)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku moti i keq ne shqiperi belinda balluku moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2021, 14:55

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat aty ku nisi fjalimin e tij me premtime të bëra vite më p...