Sport

VIDEO / Mediat italiane zbulojnë “fyerjet” e Kielinit ndaj mbrojtësit të Kosovës

14 Shkurt 2021, 15:54 Nga DOSJA
VIDEO / Mediat italiane zbulojnë “fyerjet” e Kielinit ndaj

ITALI – Në fitoren e Napolit përballë Juventusit mbrëmjen e djeshme, një kontribut tërëndësishëm ka dhënë edhe mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

Ndeshja e zhvillur në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me shifrat 1-0 dhe golin e vetëm të fitores e shënoi Lorenco Insinje në minutën e 31-të nga pika e bardhë e penalltësë, e cila u fitua pikërisht nga Amir Rrahmani.

Mbrojtësi i Kosovës mori një goditje në fytyrë nga Xhorxho Kielini brenda zones dhe pas rishikimit me ‘VAR’, gjyqtari vendosi që të akordohet penallti.

Mediat italiane kanë zbuluar se cilat ishin fjalët e Kielinit drejtuar Rrahmanit, pasi ky i fundit mbeti i shtrirë në tokë. “Hajde, ngrihu… mos u bëj budalla,” – ishin fjalët e mbrojtësit të Juventusit, sipas mediave italiane.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2021, 10:24

Mesi “kërcënon” Suarezin për fronin…

SPANJE – Mesi shkëlqeu me dy gola fantastikë, duke shkuar në kuotën e 15 golave këtë edicion, krahas edhe tri asisteve tjera.Ylli argjentinas renditet i d...

Sport 14 Shkurt 2021, 10:13

Kushtet atmosferike, shtyjnë futbolli shqiptar

TIRANE – Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara p...