Sport

Përforcohen katalanët, Pike stërvitet me grupin dhe mund të jetë kundër PSG-së

14 Shkurt 2021, 11:20 Nga DOSJA

SPANJE – Lajm i mirë për Barcelonën. Trajneri Ronald Koeman, me gjasa mund ta llogarisë mbrojtësin  Zherard Pike për ndeshjen e parë, të së martës kundër Paris SG, e vlefshme për të turin 1/16-tave të Champions Leagues.

Mbrojtësi u stërvit këtë të dielë me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës dhe tani vendimi përfundimtar, duhet të merret pas trajningut që skuadra planifikon të kryejë të hënën. Pike u dëmtua më 21 nëntor, në ndeshjen e LaLigës kundër Atletiko Madrid, pas një përplasjeje me Korrean.

Që kur u dëmtua, Pike ka punuar në mënyrë që të arrijë ndeshjen e Champions League këtë të martë, edhe për shkak të rëndësisë së saj. Disa javë më pare, ai filloi të bënte stërvitje vetëm në fushë, në funksion të evolucionit të mirë të dëmtimit të tij.

Këtë javë ngarkesat fizike të futbollistit u rritën. Të enjten dhe të premten ai arriti të provonte veten për të parë se si po i ecte gjuri. Në stërvitjen e kësaj të diele Pike ka bërë një hap përpara duke e përfunduar seancën, me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aletiko madrid champions league demtimi i pike mbrojtësi i barcelonës zherard pike aletiko madrid champions league demtimi i pike mbrojtësi i barcelonës zherard pike

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2021, 10:24

Mesi “kërcënon” Suarezin për fronin…

SPANJE – Mesi shkëlqeu me dy gola fantastikë, duke shkuar në kuotën e 15 golave këtë edicion, krahas edhe tri asisteve tjera.Ylli argjentinas renditet i d...

Sport 14 Shkurt 2021, 10:13

Kushtet atmosferike, shtyjnë futbolli shqiptar

TIRANE – Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara p...