Aktualitet

Bora në rrugë bëhet shkak! Aksidentohet ambulanca në Maminas, humb jetën e moshuara e infektuar me COVID-19

14 Shkurt 2021, 06:56 Nga DOSJA
Bora në rrugë bëhet shkak! Aksidentohet ambulanca në

DURRËS– Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maminas të Durrësit. Një ambulancë është përmbysur në rrugë për shkak të shpejtësisë dhe dëborës që gjendej në rrugë.

Si pasojë ka ndërruar jetë e moshuara që ndodhej brenda ambulancës. E moshuara ishte e infektuar me covid.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 minuta të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë. Policia lokale sqaron se shtetasi me iniciale I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetasja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës nderron jete e moshuara me covid aksident në durrës nderron jete e moshuara me covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2021, 06:10

TIRANË– Banorët e Tiranës janë zgjuar mëngjesin e sotëm me një pamje përrallore. Pas 4 vitesh qytetarët kanë parë dëborë në kryeqytet. Fletët e borës nisën...