Aktualitet

Andi Bushati bllokohet në aksin Lezhë-Tiranë, gazetari: Janë me qindra automjete, nuk lëviz dot!

14 Shkurt 2021, 06:43 Nga DOSJA
Andi Bushati bllokohet në aksin Lezhë-Tiranë, gazetari: Janë

LEZHË– Gazetari Andi Bushati mbeti i bllokuar mbrëmjen e djeshme në aksin kombëtar afër Lezhës për shkak të motit të keq. Në një lidhje live për ”News24”, Bushati tha se kishte mbi dy orë i bllokuar e se saktësisht ndodhej 10 kilometra pasi kalon Lezhën, në drejtim të Tiranës.

Ai tha se kishte me qindra makina, ndërsa këshillimi i vetëm nga autoritetet ishte një polic tek rrethrrotullimi që i orientonte për t’u futur në rrugë dytësore.

I bllokuar 10 kilometër pasi kalon Lezhën për në Tiranë, kemi mbi dy orë këtu. Qytetarët nuk kanë asnjë informacion. Disave u mbaron karburanti, disa me fëmijë të vegjël. Është një kaos total.Nuk di të them këtu ku jam unë, këtu është një mori e varg i madh makinash. Deri në horizont ka makina pa fund. Diku nga fundi apo fillimi i karvanit mund të ketë ndonjë autoritet. Nuk dihet e sqarohet sa mund të zgjasë. Janë me qindra, pa fund. Unë sa botova një foto në FB, dhe vetëm drita makinash të sheh syri. Diku tek rrethrrotullimi të thotë një polic futu në rrugë dytësore dhe kaq.Nuk lëviz dot as mbrapsht, as përpara.”- tha Bushati.

Mbi dy ore i bllokuar, bashke me qindra makina, por e di qe s’do jem kurre vetem

Posted by Andi Bushati on Saturday, 13 Shkurt 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha po ashtu mbeti i bllokuar mbrëmjen e djeshme mes Tales dhe Shënkollit, pasi u nis për një vizitë në Shkodër.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati moti i keq ne shqiperi andi bushati moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2021, 06:10

TIRANË– Banorët e Tiranës janë zgjuar mëngjesin e sotëm me një pamje përrallore. Pas 4 vitesh qytetarët kanë parë dëborë në kryeqytet. Fletët e borës nisën...