Aktualitet

Moti i keq në Dibër/ Rrugët bllokohen nga dëbora, shumë fshatra janë pa energji elektrike

13 Shkurt 2021, 20:21 Nga DOSJA
Moti i keq në Dibër/ Rrugët bllokohen nga dëbora, shumë

DIBËR-Probleme nga reshjet e dëborës u shënuan edhe në Dibër. Shumë rrugë rurale përfshirë edhe atë nacionale Peshkopi – Kukës pati probleme.

Rreth 50 mjete u bllokuan për disa orë në rrugën Kuben – Muhurr, pjesë e aksit Peshkopi – Qafë Draj – Kukës.

Vetëm pas disa orësh ndërhynë forcat e policisë së drejtorisë Vendore Dibër, duke bërë të mundur ç’bllokimin e rrugës.

Ata iu bënë apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe të mos dalin në qarkullim pa pajisur mjetet e tyre me zinxhir, pasi situata pritet të përkeqësohet akoma më shumë, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.

Shumë fshatra të Njësive të thella të Bashkisë së Dibrës prej disa orësh janë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit përcjellës të rrymës. Ndërkohë, problemet kanë nisur edhe në rrugët rurale pasi trashësia e borës ka arritur në 30 centimetra dhe ka prezencë të madhe të akullit.

Lajmi kryesor: HARTA-LIVE: Shqipëria vishet me të bardha/ Dëbora mbulon edhe Tiranën, MAS mbyll shkollat për 3 ditë: Mësim online! ARRSH-shoferëve: Mbani zinxhirë! (VD-FT)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne diber moti i keq ne shqiperi moti i keq ne diber moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll