Aktualitet

HARTA LIVE/ Shqipëria paralizohet nga dëbora, dhjetëra mjete të bllokuar prej tetë orësh në Qafë Thanë, situata e rënd

14 Shkurt 2021, 06:22 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Shqipëria paralizohet nga dëbora, dhjetëra mjete

SHQIPËRI– Reshjet e shumta të dëborës kanë bërë që e gjithë Shqipëria të jetë nën pushtetin e petkut të bardhë, dhe që vendi të ndodhet në një situatë kritike. Gjendja më e rënduar paraqitet në Qafë Thanë, aty ku prej tetë orësh, dhjetëra mjete dhe qytetarë janë bllokuar prej tetë orësh dhe nuk kanë parë asnjë zgjidhje deri më tani.

Mes qytetarëve ka fëmijë e gra shtatzëna dhe i ftohti në temperturat minus, po u rrezikon jetën. Përmes mediave, qytetarët e bllokuar bënë apel dhe kërkuan ndihmë nga shteti që tu lirojë rrugën, ndërkohë që ka edhe nga ata që kanë braktisur makinat dhe kanë marrë rrugën me këmbë.

Në Krujë, Fushë Krujë, dhe në Malësinë e Krujës janë bllokuar 3000 banorë, pasi dëbora në rrugë ka shkuar 50 cm dhe akset rrugore të saj janë të pakalueshëm edhe për shkak të ngricës.Problemet më të mëdha paraqiten ne zonat malore ku akset rrugore kanë prezencë ngrice duke e bërë të pamundur kalimin edhe me zinxhirë. Aksi Fushë Krujë-Krujë kalohet vetëm me zinxhirë dhe ka prezence ngrice në disa vende. Në qarkun e Elbasanit dëbora ka shkaktuar probleme me lëvizjen e mjeteve dhe ngrica në rrugë. Si pasojë e stuhisë së dëborës 11 fshatra janë të bllokuara, ndërsa janë pa energji elektrike disa zona të Elbasanit dhe Librazhdit.

Në qarkun e Lezhës janë ndërprerë reshjet e dëborës që prej orës 1 pas mesnate, por situata mbetet mjaft problematike. Temperaturat nën zero kanë sjell ngrica e për pasojë vështirësi lëvizje në shumë akse rrugore nacionale dhe qytete e fshatra.

Akset rrugore Peshkopi-Tiranë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë. Pjesa më e vështirë që bllokohet herë pas here është nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit pasi fryn erë e fortë dhe mbush me borë trupin e rrugës. Aksi Peshkopi-Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë deri në Kalanë e Dodës, ndërsa nga Kalaja e Dodës më tej e bllokuar për shkak të erës së fortë. Edhe qyteti i Beratit ka pasur reshje dëborë gjatë natës së kaluar dhe si pasojë ka mungesë të energjisë elektrike në disa lagje si dhe disa fshatra.

Alarmi SOS nga Vermoshi është lëshuar nga 6 turistë kanë mbetur të bllokuar. Rrugët jane të izoluara nga dëbora e cila arrin deri në gjysmë metri, ndërsa temperaturat shënojnë -15 grade celsius. Kjo ka bërë që turistët të mbeten të bllokuar dhe të kërkojnë ndihmë për të dalë nga bora.

Moti i ftohtë e me temperatura të ulëta do të vijojë të përfshijë Shqipërinë, edhe për të paktën pesë ditët e ardhshme. sipas Meteoalb, e hëna, e marta dhe e mërkura, parashikohen të jenë ditë me temperature të ulëta, por pa reshje. Vranësirat do të jenë prezente pothuajse në të gjithë ditën. Të enjten, parashikohet të ketë alternime vranësirash ndërsa e premtja mbyllet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.

Rrugët e bllokuara dhe situata e rënduar në vend është bërë shkak edhe për përplasjen mes dy liderëve, kryeministrit Edi Rama dhe kryedemorkatit Lulzim Basha. Gjithçka filloi pasi ky i fundit mbeti I bllokuar në aksin Milot-Lezhë. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ankesave të Bashës për bllokimin e rrugëve se e gjithë Shqipëria e di se çfarë ka bërë ai. Kryedemokrati s’u ndal. Ai shtoi gjithashtu se pikërisht, qytetarët e dinë që ai s;ka bërë asgjë për vendin dhe nuk do ta votojnë më . ndërsa ministrja e Infrastrukturës, është justifikuar me faktin se nuk ka shkop magjik për të zhdukur stuhinë.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 14 shkurt 2021 moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 14 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2021, 06:10

TIRANË– Banorët e Tiranës janë zgjuar mëngjesin e sotëm me një pamje përrallore. Pas 4 vitesh qytetarët kanë parë dëborë në kryeqytet. Fletët e borës nisën...