Aktualitet

U gjet i vdekur në rrugë, dy shqiptarë akuzohen për vrasjen e një 23-vjeçari në Angli (Emrat)

13 Shkurt 2021, 20:43 Nga DOSJA
U gjet i vdekur në rrugë, dy shqiptarë akuzohen për vrasjen

BRITANI E MADHE-Dy shqiptarë në Britani të Madhe janë akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Tomasz Waga.

Sipas mediave të huaja, policia e Uellsit Jugor ka konfirmuar se 23-vjeçarin Damjano Velo, nga Whitchurch, Cardiff, ishte i dyshuar për vrasje. Zyrtarët gjithashtu konfirmuan që Behar Kaci, 29 vjeç, pa adresë fikse, është akuzuar për vepra penale të drogës dhe pastrimit të parave.

Kryeinspektori detektiv Mark O’Shea i cili po udhëheq hetimin ka thënë se pista e hetimeve është një hap i rëndësishëm.

“Akuzimi i këtyre dy burrave është një hap i rëndësishëm në hetimin për vrasjen e Tomasz Waga, por hetimet janë ende në vazhdim. Unë jam duke bërë thirrje për këdo që ishte në Westville Road, Minster Road ose afër 319 Newport Road midis orës 10:00 dhe mesnatës të së enjtes 28 Janar, të kontaktojë me policinë,”-ka thënë ai.

Ngjarja ka ndodhur më 28 janar. Trupi i 23-vjeçarit  Tomasz Waga u gjet në një rrugë në zonën Penylan të Cardiff më 28 janar, për vrasjen e tij ende nuk është gjetur një fajtor.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptar ne britani tomasz waga vrasja e tomasz waga arrestohen dy shqiptar ne britani tomasz waga vrasja e tomasz waga

Sondazh

Poll