Aktualitet

Moti i keq pushton vendin! Policia Rrugore ‘markon’ zonat e rrezikshme, apel shoferëve: Kujdes maksimal, ka dëborë e ngri

13 Shkurt 2021, 15:18 Nga DOSJA
Moti i keq pushton vendin! Policia Rrugore ‘markon’ zonat e

TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë me dije zonat e “kuqe” që kanë krijuar probleme me motin e keq në Shqipëri. Të gjithë ata që qarkullojnë në Dajt, në Fushë Labinot, Qafë Plloç, Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë duhet të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit për shkak të dëborës dhe ngricave të krijuara nga akulli. 

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin zinxhirët e gomave për automjetet, sidomos në akset rrugore me deborë dhe me ngrica. Shërbimet e përforcuara të Policisë Rrugore po monitorojnë trafikun edhe në qendrat e banuara, ku prezenca e ujit ka sjellë ngadalësim të trafikut dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit,”-thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Nisur nga moti i keq me reshje shiu pothuaj në të gjithë akset rrugore të vendit dhe reshjet e borës në zonat malore, Policia Rrugore tërheq vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre që qarkullojnë në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë, për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve. Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin ndodhen në shërbim 24 orë, në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin zinxhirët e gomave për automjetet, sidomos në akset rrugore me deborë dhe me ngrica. Shërbimet e përforcuara të Policisë Rrugore po monitorojnë trafikun edhe në qendrat e banuara, ku prezenca e ujit ka sjellë ngadalësim të trafikut dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit. E gjithë situata po monitorohet në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Policisë së Shtetit dhe me Emergjencat Civile, për të evituar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar qarkullimin normal të mjeteve dhe të mallrave. 

LAJMI KRYESORE: HARTA-LIVE/ Shqipëria vishet me të bardha! Dëbora mbulon disa qarqe, mbyllen shkollat! Tirana pritet të ‘zbardhet’ në darkë. Policia e ARRSH-shoferëve: Mbani zinxhirë (VD-FT)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi policia e shtetit moti i keq ne shqiperi policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2021, 15:09

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpërndarë një apel për të gjithë drejtuesi e mjeteve, të cilët udhëtojnë në një kohë kur moti i keq ka pushtuar vend...

Aktualitet 13 Shkurt 2021, 13:59

TIRANË – Një audiopërgjim është paraqitur si provë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, në seancën gjyqësore ku u vendos arrestimi i mjekut Edvin Prifti....