Aktualitet

13 Shkurt 2021, 13:59 Nga DOSJA

TIRANË – Një audiopërgjim është paraqitur si provë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, në seancën gjyqësore ku u vendos arrestimi i mjekut Edvin Prifti.

Prokurori Altin Dumani i tha gjykatës se në këtë përgjim, mjeku kardiolog Edvin Prifti dëgjohet teksa i jep udhëzimet përkatëse stafit në spitalin QSUT, që të kalojnë pacientë për operim te një spital privat. “Shko në privat dhe thuaj që do të operohesh me mua“,-është një pjesë nga përgjimi i SPAK, për mjekun Edvin Prifti.

PJESË NGA PËRGJIMI: 

Ka ardhur urdhri që të mos bëjmë operacione dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë ose që ta çojmë pacientin në shtëpi dhe kur t’i vijë radha. Se mund të bëjmë operacionin dhe infektohet me virusin e ri, ne në kushtet aktuale, këto kemi, kështu që do të mbetet kur t’i vijë radha. Versioni tjetër është që nëse do të japësh zgjidhje, por jo në QSUT. Është infektuar i gjithë spitali, pacientë të gjithë. Ose mbetet të shikosh një alternative ku ta përballosh në privat, por të duash të jap një numër celulari që të interesohen, nëse shkon në një spital provat dhe i thua dua të më operoj operoj profesor Edvini prap unë ta operoj, por e operojmë në kushte të tjera. Më kupton. Nëse do me e bë, bëje atje. Ja ta jap numrin e asaj vajzës që është te spitali privat dhe interesohu, vij unë mos ki merak. Po të jap numrin e telefonit që të informohesh se brenda çmimit ato kanë të vijnë ta marrin me ambulancë me të gjitha dhe do u thuash që dëgjo më tha profesori, se janë në një periudhë që kanë bërë zbritje ato, mundohu që të kursesh sa më shumë, këtu vër diskun e koronografisë, që të mos e bësh edhe një herë atje koronografinë, thuaj doktorin këtu kam kopjen e diskut, se po ta bësh nga e para kushtojnë 850 euro, dhe thuaj profesori më tha që keni bërë një zbritje dhe po re dakord mos e zgjat, merre shpejt dhe çoje”, dëgjohet mjeku teksa bën pazar me një prej pacientëve.

LAJMI KRYESOR: Arrestohet mjeku Edvin Prifti/ Burg edhe për gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Babai: Ka djalin autik, fle mes dy divaneve dërrasë. E bija: Mami është e ndershme, e kanë detyruar! Kardiologu: Urdhërin e dha Rama! (ZHVILLIMET)

(f.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti edvin prifti

Sondazh

Poll