Aktualitet

Arrestimi i mjekut/ Avokati: Pacienti donte vetë ti jepte para, s’ka asnjë shkelje që mban lekët e tij në shtëpi

13 Shkurt 2021, 13:44 Nga DOSJA
Arrestimi i mjekut/ Avokati: Pacienti donte vetë ti jepte para, s’ka

TIRANW– Avokati i mjekut kardiolog Edvin Prifti, Henrik Ligori, tha pas arrestimit se vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe se do e apelojë masën e sigurisë. Në një dalje para mediave në përfundim të seancës, avokati tha se pacienti i ka dhënë vetë paratë mjekut me dëshirë.

“Primarin e kardiokirurgjisë në QSUT e futën në burg pa asnjë provë fajësie, vetëm me hipotezën se paratë që iu gjetën në shtëpi do t’i pastronte në të ardhmen. Këta dënuan idenë e një krimi, dhe idenë e një krimi e dënojnë vetëm diktaturat. Vendimi është i pambështetur në prova, është një vendim skandaloz. Gjykata iu bind kërkesave të paligjshme të prokurorit. Paratë ishin plotësisht të justifikuara. Fakti që këto para mbahen në shtëpi nuk është një fakt i dënueshëm penal. Mjeku nuk është një person që ligji e detyron të deklarojë pasurinë. SPAK mund të shtonte edhe veprën penale të vrasjes, siç e bëri për pastrimin e parave.…”Paratë ishin të justifikuara, gjykata nuk donte që ta merrte parasysh. Pa pasur një hetim për këtë çështje, për një bisedë mes disa personave. Nuk ka asnjë fakt, ka vetëm një dëshirë të një personi të caktuar për të dhënë lekë. Fakti që mbahen në shtëpi, nuk është një vepër penale. Z.Prifti nuk është një person të cilin ligji e detyron që të tregojë pasurinë. SPAK mund të shtojë edhe veprën penale të vrasjes, ku janë këto para të pastruara?! Nëse prokuroria ngre hipotezën se këto para do ti pastronte, ngre akuzën, por nuk ka asnjë provë. Ne do të ndjekim rrugët ligjore, do ta apelojmë.’- tha Ligori.

LAJMI KRYESOR: Arrestohet mjeku Edvin Prifti/ Burg edhe për gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Babai: Ka djalin autik, fle mes dy divaneve dërrasë. E bija: Mami është e ndershme, e kanë detyruar! Kardiologu: Urdhërin e dha Rama! (ZHVILLIMET)

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edvin prifti arrestohet edvin prifti

Sondazh

Poll