Aktualitet

Rruga nacionale Burrel – Skuraj prej disa orësh është e bllokuar, automjete të shumta kanë mbetur në vend

13 Shkurt 2021, 14:24 Nga DOSJA
Rruga nacionale Burrel – Skuraj prej disa orësh është e

BURREL-Moti i keq në vend ka sjell probleme në disa akse të rrugëve. Sipas burime për Dosja.al, bëhet e ditur se prej orësh në aksin rrugor nacionale Burrel – Skuraj dhjetëra automjeteve kanë mbetur të bllokuara. Situatë problematike paraqitet në disa segmente si në Baz, Qafën e Ulzës dhe Skuraj.

Pamje nga rruga:

Po ashtu, në mungesë të borëpastrueseve, shumë automjete e kanë pasur të pamundur qarkullimin duke bllokuar totalisht lëvizjen. Ndër mjetet e bllokuara është edhe një kortezh mortor i cili po lëvizte në drejtim të Burrelit.

Ndërsa, autobusë të transportit publik, mjete familjare me gra e fëmijë, po qëndrojnë në rrugë prej disa orësh. Ende nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga autoritetet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga burrel-skuraj burrel moti keq në shqipëri bllokohet rruga burrel-skuraj burrel moti keq në shqipëri

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2021, 13:59

TIRANË – Një audiopërgjim është paraqitur si provë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, në seancën gjyqësore ku u vendos arrestimi i mjekut Edvin Prifti....