Aktualitet

Iu gjetën në shtëpi 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë/ Gjykata vendos masën “ARREST ME BURG” për mjekun Edvin Prift

13 Shkurt 2021, 13:16 Nga DOSJA
Iu gjetën në shtëpi 250 mijë euro dhe 160 milionë

TIRANË- Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për mjekun kardiolog Edvin Prifti.

Masa e sigurisë u dha disa minuta pas akuzave të rënda që mjeku bëri ndaj kryeministrit Edi Rama të cilin e cilësoi si njeriu që dha urdhërin për arrestimin e tij. “Kryeministri tha se jam i arrestuar”,-tha Prifti para gazetarëve.

Ndërsa në seancën gjyqësore, ai u shpreh se kërkesa e prokurorisë “është e habitshme, kam operuar mijëra shqiptarë dhe kam shpëtuar jetë”.

Pse akuzohet mjeku kardiolog?

Në përgjimet që prokuroria po kryente ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha, në skenë doli emri i mjekut Edvin Prifti. Mjeku sipas prokurorisë mori një shumë parash nga sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi, që ti kryente një ndërhyrje jashtë radhe. Pas operacionit ku u arrestua gjyqtarja, SPAK gjeti 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrën dhe shtëpinë e mjekut Edvin Prifti. Fillimisht ai u pezullua nga detyra bashkë me infermieren Trëndafile Frëngu, ndërsa sot në mënyrë të beftë, SPAK kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

(f.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arestohet mjeku edvin prifti arestohet mjeku edvin prifti

Sondazh

Poll