Aktualitet

Burg për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, Avokati Vishaj: Kundër ligjit, ka një fëmijë të sëmurë, tjetrin të mitur

13 Shkurt 2021, 13:23 Nga DOSJA
Burg për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, Avokati Vishaj: Kundër ligjit, ka

TIRANË- Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqatrene  Krujës Enkelejda Hoxha.

Vendimi është dhënë pak minuta më parë, ndërkohë që akokati i saj ka thënë se gjyqtraja nuk meritonte burg për shkak se ajo ka në shtëpi një fëmijë autik dhe një tjetrin të mitur.


“U la siç ishte caktuar nga gjykata, megjithëse kushtet ligjore, sidomos për gjyqtaren, janë të tilla që s’duhet të ishin. Ndalohet me ligj arrestimi i një gruaje që ka një fëmijë minor dhe një fëmije të sëmurë. Gjyqtarja, paçka se është etiketuar si armike e popullit, nuk meriton të arrestohet, për shkaqe humane, që ligji është i detyruar t’i respektojë, të fëmijës autik dhe fëmijës së mitur. Është një nënë që rrit dy fëmijë e vetme”, deklaroi avokati Vishaj.

Enkeleida Hoxha u arrestuar dy ditë më parë bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi.

Po për çfarë akuzohet Hoxha? 

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lihet ne burg enkeleida hoxha lihet ne burg enkeleida hoxha

Sondazh

Poll