Aktualitet

Kërkoi të pajtohej me të shoqen, e bija degjeneron të atin: I fëlliqur, na ka mallkuar kafshatat e bukës, mos na gjykoni

6 Maj 2019, 12:03 Nga DOSJA
Kërkoi të pajtohej me të shoqen, e bija degjeneron të atin:

Çelniku ishte personazhi i radhës, i cili të shtunën që kaloi shkoi në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ai kërkoi rikthim me gruan e tij Klodjanën, por ajo se pranoi ftesën.

Çelniku tregoi se kishte pasur gjithmonë debate dhe konflikte të vazhdueshme, pasi sipas tij gruaja nuk i tregonte asnjëherë për problemet e fëmijëve.

“Vajzën e martoi të vogël, nuk doja të martohej pa mbaruar shkollën e lartë”- tha ai në studio. Mirëpo nga kjo histori, zonja Klodjana u komentua shumë në rrjetet sociale, si një grua që nuk dinte të rriste fëmijët dhe nuk donte bashkimin e familjes së saj.

I gjithë publiku e fajësoi Klodjanën pse kishte vendosur që të largohej nga shtëpia, së bashku me djalin.

“Klodjana të kërkoj që të më falësh për gjithçka, pasi gabimet janë bërë si nga ana ime, ashtu dhe nga ana jote, por në përgjithësi nga ana ime. Problemet ekonomike që kemi pasur më kanë detyruar që të jem më i rreptë dhe më i ashpër se ç’duhet, prandaj më fal,”- tha Çelniku që nuk pranoi të kishte ushtruar ndonjëherë dhunë mbi gruan e tij.

Mirëpo vazja e çiftit ka treguar një tjetër anë të historisë. Ajo i drejtoi një letër medias “Anabel” ku tregonte vuajtje që kishte hequr nëna e saj gjatë martesës që kishte pasur.

Sipas vajzës ai e ka dhunuar, dhe ata nuk kanë patur asnjëherë një ditë të qetë prej të atit të tyre, pasi i mallkonte edhe për bukën që hanin.

Letra e plotë e vajzës

Përshëndetje o njerëz shqiptarë që nuk lini rast pa ofenduar dhe poshtëruar të tjerët për jetën e tyre. S’kam shkruar për jetë time ndonjëherë, as në ndonjë temë, as në ndonjë status.

Por, kur babai im doli në ekran mbrëmë për të poshtëruar mamin tim që ka qenë më e duruara, më e qeta në atë shtëpi, këtë nuk munda ta përtyp.

Unë dhe vëllai im s’e kemi konsideruar veten kurrë me baba. Asnjëherë nuk kemi marrë dashuri të pastër nga ai baba.

Gjithmonë na ka ngrënë me grindje për çdo gjë, edhe kafshatat e bukës na ka mallkuar. Na ka ulur në sytë e botës.

Për të kemi qenë fëmijë të këqinj dhe pse? Sepse unë një burrë desha, një mora dhe vëllain sepse ishte i urtë dhe nuk kthente gjysmë fjale.

Sa për dijeni të atyre njerëzve që mamin tim e bëjnë gjarpër, turishpifru dhe turikalë, më mirë të kthejnë sytë nga vetja se mund të kenë ndonjë hall më të madh se ne. mami im dhe atë kafshatën e saj e ka ndarë me atë burrë që i ka falur vetëm sëmundje.

E dini ju ç’bënte mami im një në tre ditë në atë shtëpi? Ajo grua që sot i ka mbetur vetëm dy lekë fytyrë, villte vrer migrene nga ai njeri i fëlliqyr, i ngjirej zëri nga tiroidet dhe i janë mbushur këmbët me variçe duke mbajtur në këmbë shtëpinë, fëmijët dhe atë burrë që s’e ka merituar kurrë kujdesin e saj.

Mami im është një gjyshe që mendon për një mbesë që ka (edhe kur dy çokollata i fal i duket mrekulli) dhe jo si ai që engjëllin tim e ka mallkuar që kur e kisha në bark.

Ndaj do ju lutesha të mos gjykoni e të mos qeshni njeri pa e njohur. Asnjë nënë nuk do të quhet kurvë pa arsye dhe asnjë fëmijë nuk do që nënën që i ka rritur me forcën e shpirtit t’ia poshtërojnë në këtë lloj mënyre.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet celniku celniku kerkon rikthim me gruan klodiana vajza degjeneron te atin celniku celniku kerkon rikthim me gruan klodiana vajza degjeneron te atin

Sondazh

Poll