Bota

Albin Kurti tregon pse refuzoi debatin me Enver Hoxhajn e PDK-së: Ky është referendum, aty ka tjetër garë

12 Shkurt 2021, 20:51 Nga DOSJA
Albin Kurti tregon pse refuzoi debatin me Enver Hoxhajn e PDK-së: Ky

KOSOVË- Albin Kurti, kandidat i VV- së për kryeministër ka treguar se pse nuk ka pranuar një debat me rivalët e tij , kreun e PDK-së Enver Hoxhaj dhe kreun e LDK-së Avdullah Hoti.

I ftuar në emisionin ‘ DebatPlus’, Kurti ka thënë se ata kanë bërë një koalicionin parazgjedhor, duke shtuar se ajo që po ndodh sot është pasojë e 25 marsit të vitit të kaluar.

“Së pari në bëmë koalicionin parazgjedhor edhe e identifikuam saktë çështjen zgjedhjet janë referendum Në anën tjetër kishim planin i cili operon në disa linja. Për të dalë në debat para referendumit më duhej një përfaqësues i planit. A thua s’u bën ata bashkë më 25 mars. Ajo çka po ndodh sot është pasojë e 25 marsit të vitit të kaluar. Ky është referendum. Në një anë jemi presidentja dhe unë dhe në anën tjetër janë ata. Ata po operojnë në disa linja por ata janë bashkë. Ata le ta zgjedhin një përfaqësues dhe po e bëjmë debatin. Nuk mund të debatoj unë me ata veçmas. Atje po ndodh diçka tjetër. Ata janë në një garë të brendshme me atë ish-kryetarin e Skenderajt për zgjedhje të brendshme në atë parti. Aty ka tjetër garë”, – tha Kurti. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti vjosa osmani albin kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll