Sport

VIDEO/ Theo Hernandez, “autogol” në rrjetet sociale nga e fejuara: kjo foto në Instagram fut në telashe lojtarin e Milani

12 Shkurt 2021, 18:50 Nga DOSJA

MILANO-Tashmë është një atmosferë karnavalesh në shtëpinë e Theo Hernandez. Natën e kaluar, mbrojtësi i Milanit ishte protagonist i një shakaje kundër partneres së tij, Zoe Cristofoli. Historia e dashurisë, e cila ka zgjatur për ca kohë, po shkon mirë, por natën e kaluar mbrojtësi i kuqezinjëve zgjodhi të bënte një shaka.

Gjithçka është filmuar dhe postuar në rrjetet sociale nga të dy. Mbrojtësi hodhi disa shirita letre në kokën e bukuroshes, ndërsa kjo e fundit u tremb teksa ishte përqendruar në celularin e saj. Megjithatë edhe Zoe u hakmorr duke bërë të njëjtin veprim,kur futbollisti po luante Playstation.

Zoe më pas postoi një foto dhe më i vëmendshmi vuri re një detaj: në dhomën e Hernandez shihej një fanellë e Juventusit, të palosur dhe të vendosur në një kuti të zezë. Videoja bëri xhiron e internetit dhe të gjithë tifozët bardhezi mund të ëndërrojnë për një transferim në merkaton e verës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan theo hernandez milan theo hernandez

Sondazh

Poll

Sport 12 Shkurt 2021, 18:00

Ronaldo i pari në botë, edhe për Instagram

ITALI – Kristiano Ronaldo po vazhdon të thyejë rekorde, si në fushën e blertë ashtu edhe jashtë saj. Ylli i Juventusit është bërë personi i parë që arrin mbi 50...