Sport

E shkarkuan në mënyrë të padrejtë, ish-drejtori i njohur fiton gjyqin me klubin italian

12 Shkurt 2021, 18:21 Nga DOSJA
E shkarkuan në mënyrë të padrejtë, ish-drejtori i

ROMË-Një tjetër problem lind në shtëpinë e Romës. Gjykata e kryeqytetit deklaroi “të paligjshëm” shkarkimin nga klubi verdhekuq të drejtorit sportiv Gianluca Petrachi. Gjykatësi Mormile e pranoi plotësisht kërkesën e avokatëve, Sara Agostini, Paolo Rodella dhe Filippo Aiello, dhe e dënoi Romën të paguante të gjitha pagat deri në fund të kontratës, plus 100 mijë euro kompensim për dëmtim imazhi.

Në total shifra shkon në në 5 milion euro që Petrachi duhej të merrte deri në fund të kontratës. Roma e kishte shkarkuar ish-drejtorin sportiv për një arsye të drejtë, duke e kontestuar për keq menaxhim dhe disa deklarata publike shumë kritike kundër veprimeve të shoqërisë me tone të konsideruara fyese ndaj presidentit Pallotta.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport petrachi roma petrachi roma

Sondazh

Poll

Sport 12 Shkurt 2021, 18:00

Ronaldo i pari në botë, edhe për Instagram

ITALI – Kristiano Ronaldo po vazhdon të thyejë rekorde, si në fushën e blertë ashtu edhe jashtë saj. Ylli i Juventusit është bërë personi i parë që arrin mbi 50...