Sport

Teuta nuk lejon Skënderbeun të shohë dritë në fund të tunelit, durrsakët përkohësisht në vendin e dytë

12 Shkurt 2021, 17:46 Nga DOSJA
Teuta nuk lejon Skënderbeun të shohë dritë në fund

DURRËS– Kriza e Skënderbeut nuk ka fund. Në javën e 19-të të Superiores korçarët u mundën me shifrat 2-0 ndaj Teutës. Ndeshja zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” foli vetëm për vendasit që e zhvendosën lojën në gjysmëfushën e korçarëve duke kërcënuar disa herë portën e Dajsinanit.Megjithatë goli do të vinte në minutën e 32-të, kur Bregu asistoi për Vilën i cili e pati të lehtë të shtynte topin në rrjetë me portën e boshatisur.

Në pjesën e dytë Skënderbeu nuk është se bëri diçka për të ngacmuar durrsakët, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes, mbrojtësi i Skënderbeut, Bajrami bëri një faull mbi vijën e zonës dhe mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë fushën e lojës, ndërsa goditjen e dënimit e mori përsipër Karabeci, i cili shënoi një gol spektakolar, duke vulosur kështu suksesin e durrsakëve. Teuta ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 33 pikë, vetëm 4 më pak se Vllaznia kryesuese.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport skenderbeu teuta skenderbeu teuta

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 19:39

VIDEO / Plas grushti në fund të ndeshjes…

IZRAEL – Një skenë e shëmtuar u regjistrua në derbin e Izrealit, mes Makabi Haifas dhe Hapoel Haifas, që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve të Mak...