Sport

Fernando Alonso ndërhyrje “ok” në nofull: Renault optimist për startin e botërorit

12 Shkurt 2021, 12:51 Nga DOSJA

ZVICER – Fernando Alonso u operua me sukses, pas aksidentit me biçikletë mbrëmë, ndërsa po stërvitej në rrugët afër Luganos. Kampioni spanjoll iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në nofull në spitalin e Bernës, ku është i shtruar në spital. Qëllimi i operacionit ishte ripozicionimi i nofullës së sipërme, e cila pësoi traumën e madhe pas goditjes së tmerrshme nga një makinë afër një rrethrrotullim, dhe gjithashtu, vendosja e disa dhëmbëve të dëmtuar nga goditja.

Mjekë të kënaqur – Stafi mjekësor ka shprehur optimizëm për rezultatin e operacionit. Tani mbetet vetëm të presim kohën e shërimit të spanjollit, e cila duket e shpejtë. Alonso, fitues i dy titujve botërorë, këtë vit rikthehet në F1 me ekipin Alpine, marka e re Renault, pasi u largua nga garat në fund të vitit 2018. Ai po stërvitej për t’u përgatitur për rinisjen e sezonit, me prova planifikuar në Bahrein, nga 12 deri në 14 mars.

Optimizmi për startin – Në një deklaratë të lëshuar nga ekipi i tij, Alpine jep edhe detaje të mëtejshme për pilotin: “Operacioni kishte të bënte me nofullën e sipërme, Alonso do të qëndrojë nën vëzhgim për 48 orët e ardhshme dhe pas disa ditësh pushimi, ai do të jetë në gjendje të rifillojë trajnimin me mundësinë e rifillimit të shpejtë të përgatitjes së plotë për sezonin e ardhshëm,”– njofton skuderia e pilotit spanjoll.

Me pak fjalë, ekziston optimizmi për mundësinë e pjesëmarrjes së Alonsos në provat e GP të Bahrein, të cilat do të fillojnë pas një muaj.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fernando alonso grand prix bahrein piloti i alpine piloti i renault fernando alonso grand prix bahrein piloti i alpine piloti i renault

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 19:39

VIDEO / Plas grushti në fund të ndeshjes…

IZRAEL – Një skenë e shëmtuar u regjistrua në derbin e Izrealit, mes Makabi Haifas dhe Hapoel Haifas, që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve të Mak...