Sport

“Rasti” i Tomas Mylerit: 2 tamponë pozitivë dhe 1 negativ, brenda pak orësh?!

12 Shkurt 2021, 16:11 Nga DOSJA
“Rasti” i Tomas Mylerit: 2 tamponë pozitivë dhe 1 negativ,

KATAR – Tomas Myler humbi ndeshjen finale Bayern Mynih-Tigres të luajtur dje në Katar për Kupën e Botës midis Klubeve. Arsyeja? Frika nga virusi Covid-19. Sulmuesi bavarez, sipas protokollit, të hënën para ndeshjes me Al Ahlin, si të gjithë lojtarët iu nënshtruar testit anti-covid. Tamponi i tij rezultoi negativ.

Pas dy ditësh, të mërkurën paradite, të gjithë futbollistët e Bayernit u testuan përsëri. Tamponët e të gjithëve rezultuan negativ, ndërsa ai i Mylerit ishte pozitiv. Sulmuesi iu nënshtrua edhe një testi tjetër dje para ndeshjes, i cili sërish doli pozitiv.

Në këto kushte, drejtuesit e aktivitetit, nuk e lejuan bavarezin të luante në ndeshjen finale Bayern Mynih-Tigres, ndërkohë që Myler, menjëherë u vetizolua në një hotel tjetër. Ai është asimptomatik, por megjithatë do të udhëtojë me çarter nga Doha për në Mynih për të shmangur ndonjë infeksion të mundshëm të shokëve të skuadrës.

Para këtij rasti, e përditshmja “Bild”, pyet se kush mund ta ketë infektuar sulmuesin e Bayernit. Rasti i Martinezit më 23 janar dhe Goreckës më 27 janar, mendohet se janë shumë larg për ta infektuar Tomas Mylerin, më 10 shkurt në Doha të Katarit.

Gjithsesi, në bazë të protokolleve mjekësorë në Gjermani, me të mbërritur në Mynih, sulmuesi do të karantinohet për 14 ditë, madje ai do ta fitojë lire pas kësaj periudhe vetëm kur tamponi i i tij të rezultojë negativ. Deri atëherë, trajneri Flik dhe Bayern Mynih duhet të bëjnë pa sulmuesin e tyre Tomas Myler.

B.T (Dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern mynih finalja e kupes se botes per klubet sulmuesi bavarez tomas myler bayern mynih finalja e kupes se botes per klubet sulmuesi bavarez tomas myler

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 19:39

VIDEO / Plas grushti në fund të ndeshjes…

IZRAEL – Një skenë e shëmtuar u regjistrua në derbin e Izrealit, mes Makabi Haifas dhe Hapoel Haifas, që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve të Mak...