Politike

“Java e Europës”, ministri Cakaj: Shumë shpejt pjesë e BE-së, presim raportin e KE-së

6 Maj 2019, 10:57 Nga DOSJA
“Java e Europës”, ministri Cakaj: Shumë shpejt pjesë

TIRANË– Ministri në detyrë Gent Cakaj, në kuadër të hapjes së aktiviteteve për ‘Javën e Europës’, është shprehur se Shqipëria shumë shpejt do të jetë një nga vendet e Europës. Ai theksoi se janë ë shumë se 90 % E shqiptarëve, ata që e mbështesin futjen e vendit tonë në BE.

“Shqipëria është një prej vendeve më të reja në Europë. Ne jemi një shoqëri që më shumë se 90 % e mbështesim integrimin në BE. Mbështetja e këtij procesi është më e madhe se partitë politike që ka në këtë vend. Ky nuk është një stacion politik por një detyrim ndërkombëtar. Nga perspektiva e Shqipërisë është gjetja e unitetit të nevojshëm politik,”– tha ai.

Ministri i Jashtëm vijoi më tej teksa tha se Java e Europës në Shqipëri është mendim i Europës përmes vendit tone.

Java e Europës në Shqipëri është mendim i Europës përmes vendit tonë. Shpreh gatishmërinë për bashkëpunim për të forcuar marrëdhëniet mes BE dhe Shqipërisë. Duhet më shumë vëmendje dhe reagime institucionale. Raporti i Komisionit Europian në fund të muajit do të jetë një dëshmi e përparimeve që ka bërë vendi ynë,”- përfundoi Cakaj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj integrimi ne be java e europes gent cakaj integrimi ne be java e europes

Sondazh

Poll