Politike

Haradinaj takim me aleatët e PD-së: Ramë dakort për qëndrimet tona në interes të dy shteteve

6 Maj 2019, 07:14 Nga DOSJA
Haradinaj takim me aleatët e PD-së: Ramë dakort për

Tiranë- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj  ka zhvilluar një takim me aleatët e PD-së, Fatmir Mediun, Nard Ndokën, Vangjel Dulen dhe Agron Dukën.

Ai është shprehur se bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.

“Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.
Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë.
Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike.”, shprehet Haradinaj.

Për situatën politike në vend pak ditë më parë aleatët e PD-së zhvilluan një takim me presidentin Meta, ku i kërkuan që të në tavolinë për negociata Ramën dhe Bashën. Ata kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron duka fatmir mediu ramush haradinaj agron duka fatmir mediu ramush haradinaj

Sondazh

Poll