Politike

“Dënime deri në 15 vite”, Rama për sigurinë ushqimore: Ndalojmë tregtinë në rrugë

6 Maj 2019, 10:20 Nga DOSJA
“Dënime deri në 15 vite”, Rama për sigurinë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, pas prezantimit të ndryshimeve në Kodin Penal për ashpërsimin e dënimit për ata që abuzojnë me ushqimet ka mbledhur sot grupet e intersit të sipërmarrësve që merren me produkte bujqësore.

Sipas Ramës Shqipëria ka eksportuar 300 mijë tonë ushqime dhe nuk ka marrë asnjë kamion mbrapsht. Më tej Rama thas e të gjitha ndryshimet janë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe të mos ketë asnjë rrezik në ato që konsumojmë.

Eksportuesit kanë dërguar në BE 300 mijë ton ushqime dhe nuk kanë marrë asnjë kamion mbrapsht. Këta eksportues e kanë bërë Shqipërinë një vend të dëshuaruar për ata jashtë. Sikur Shqipëria të kishte sot një organizim, siç kanë nisur organzimet në vitet e fundit eksportet do ishin dhe më shumë. Është fakt i patundshëm, asnjë kamion nuk është reklamuar për qejf nga vendet e BE. Do ishte e padrejtë që ne të mbulojmë problemet dhe rreziqet reale që të rrezikojnë jetë nga produkte të pacertifuikuara. Në këtë përpjekje janë shumë faktor kundër.

Është shumë e lehtë të sensibilizohesh, kur inspektorët nuk lejojnë dikë që të shesë në rrugë, thonë që i heqin bukën e gojës. Por gjithë kjo sa bëhet në emër të shëndetit, aty ku hapësirat janë të standardizuara dhe siguria është maksimale”, u shpreh Rama

Më tej numri një i qeverisë teksa prezantonte ndryshimet, u shpreh se do të ndalojnë të gjithë produktet në rrugë.

Nuk është kaq e vështirë për të kuptuar se gjithë sa bëhet për të larguar ushqimin nga rruga, që nuk përmbushin standardet, therjen e mishit jashtë standardeve bëhet në emër të shëndetit. Së pari marrin pjesë në kërcënimin që i bëhet shëndetit dhe së dyti nuk e shtyjnë atë kategori që të futen në një sistem tjetër e të në fund të ditës të fitojnë edhe më shumë. S’ka më fute në shishe plastike e dil te rruga”, tha Rama.

Rama para deputetëve tha se  dënimi do të ishte 10 vite, por nga tryeza për sigurinë ushqimore masat ishin ashpërsuar pasi denimi do të shkojë deri në 15 vite.

Kemi vendosur ndëshkimim me heqje lirie dhe ndalimin e atij personi që të marret më me këtë punë për të gjithë jetën. Do të shkojnë 15 vjet burg. Do të shkojnë deri aty deri në sekestrimin e të gjitha aseteve të atyre që shkelin ligjin. Nuk do të ketë më nga gjobë deri në kaq vite burg, pasi këtu bëhet një korrupsion i madh dhe gjobat bëhen qesharake”, u shpreh Kryeministri.

Ndryshimet në Kodin Penal janë propocuar nga Qeveria javën e kaluar. Ka qenë vet kryeministri Edi Rama që nga mbledhja e Grupit Parlamentar ku tha se dënimi do të jetë deri në 10 vite për këto që tregton produkte dhe helmon qytetarët. Ndryshimet vijnë në një kohë që në media janë bërë disa denoncime për shitjen e produkteve të kontaminuara dhe me hormone.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ndryshimet ne kodin penal produkte me hormone siguria ushqimore edi rama ndryshimet ne kodin penal produkte me hormone siguria ushqimore

Sondazh

Poll