Politike

Përmbytjet, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë: Hidrovori i Vlorës, i vjetër sa Dritan Leli

6 Maj 2019, 08:46 Nga DOSJA
Përmbytjet, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë:

TIRANE– Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu thotë se shkak për përmbytjet në qytetin e Vlorës, është mungesa e investimeve për mirëmbajtjen e hidrovorëve.

Bregu thotë, se paratë investohen për fasada, ndërsa hidrovori i këtij qyteti, është i vjetër sa mosha e kryebashkiakut Dritan Leli.

Reagimi i plotë:

Arsyeja e vetme që përmbytet Vlora dhe Lezha, është mungesa e investimeve si dhe mirëmbajtjes së hidrovorëve. Investohet prej vitesh në fasada qytetesh dhe fshatrash, dhe nuk investohet minimalisht në rrjetin e hidrovorëve, të cilët janë investime të para 30 viteve. Hidrovori i Vlorës mund të jetë i vjetër sa kryetari i bashkisë së Vlorës.

Ditën e djeshme, qyteti i Vlorës u përmbyt në të gjitha rrugët kryesore duke pamundësuar lëvizjen e qytetarëve. Shkak për këtë janë bërë reshjet e shiut, që e kanë gjetur të papërgatitur bashkinë Vlorë, dhe për pasojë edhe bulevardi që kushtoi 8 milionë euro, ishte nën “pushtetin e ujit”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dritan leli permbytjet ne vlore vojo bregu dritan leli permbytjet ne vlore vojo bregu

Sondazh

Poll