Politike

Reforma Zgjedhore, PD i përgjigjet Kuvendit: Nuk sjellim vëshgues, nuk jeni legjitimë

6 Maj 2019, 08:56 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore, PD i përgjigjet Kuvendit: Nuk sjellim vëshgues, nuk

TIRANË- Partia Demokratike, nëpërmjet sekretartit të përgjithshëm, Gazment Bardhit, i është përgjigjur Kuvendit për Reformën Zgjedhore. Në një reagim për mediat thuhet se  PD nuk do të ketë asnjë vëzhgues, pasi e konsiderojnë komisionin e reformës zgjedhore, njësoj si Parlamentin, “pa legjitimitet dhe produkt të zgjedhjeve të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit”.

Numri 2 i PD, Gazment Bardhi shprehet se asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. “Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare”, shton ai.

Më tej PD shprehet se Reforma duhet të realizohet e të zbatohet vetëm nga institucione apo parti që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Personat, subjekt i hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/1/2017 të Prokurorisë për Krimet e Rënda, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi”- thuhet në përgjigjen e PD.

Pak ditë më parë dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri e Rudina Hajdari, vendosën që mbledhja e parë pas riformatimit të zhvillohet të martën.

Po ashtu përmes një letre drejtuar PD-së, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjoncaj, kërkoi nga demokratët të dërgonin emrin e vëzhguesit, i cili sipas ndryshimeve të miratuara në seancë plenare, do të gëzojë të njëjtat të drejta që u përkasin dy bashkëkryetarëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazment bardhi reforma zgjedhore gazment bardhi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll