Politike

“Java e Europës”/ Soreca: Rinia shqiptare është fokusi i BE-së (Video)

6 Maj 2019, 10:33 Nga DOSJA
“Java e Europës”/ Soreca: Rinia shqiptare është

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, në prezantimin e “Javës së Europës”, është shprehur se fokusi i BE në Shqipëri është rinia e vendit. Soreca theksoi se duhet të punohet më shumë për rininë shqiptare, duke zgjidhur problemet e emigrimit.

“Synimi ynë është të zbatojmë reformat e plota. Natyrisht se ne nuk e bëjmë se është axhenda, por rinia është e ardhmja e vendit, delegacioni i BE u organizua për të krijuar hapsirën për dialog, në shkolla të mesme e Univeristete. Cdo takim që kemi bërë ka qënë me shkëmbime dhe zbulime dhe mua më kanë bërë përshtypje pasi i kanë kthyer takime që nuk do i harroj kurrë.

I kemi dhënë një fokus të rëndësishme diversitetit të kulturave. Java e Europës është për të na lejuar, që të zgjidhim disa nga çështjet më të rëndësishme siç është emigrimi, të bëjmë më shumë punë për problemet. Të rinjtë duhet të flasin për shqetësimit dhe aspiratat e tyre,”- tha ai.

Më tej ambasadori i BE-së, Luigi Soreca theksoi se ka publikuar dhe një sondazh për besimin e qytetarëve për Reformën në Drejtësisë, ku 59% e atyre që ishin përgjigjur se besojnë te kjo reformë.

Gjithsesi Soreca shtoi se shkalla e besimit duhet të kishte qenë më e madhe.

(a.b/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike java e europes luigi soreca rinia shqiptare java e europes luigi soreca rinia shqiptare

Sondazh

Poll