Aktualitet

Pritja në derën e spitaleve COVID, pranohen më pak ushqime për pacientët. Familjarët e shqetësuar: Duam informacione!

12 Shkurt 2021, 16:14 Nga DOSJA
Pritja në derën e spitaleve COVID, pranohen më pak ushqime

Në dritaren e recepsionit të spitalit covid 2, ka një shënim. Për të mësuar se si është gjendja shëndetësore e prekurve nga covid 19,komunikoni me telefon me mjekët. Por duket se jo të gjithë familjarët arrijnë të lidhen me mjekun.

“Kam tre dite që nuk e di se si është nëna ime. Vij nga Italia, atje nuk funksionon kështu. Unë punoj në spital,ne cdo ditë pacientin e nxrrim me kamera me qellim që ta shohë familjari.”

Në ketë dritare ushqimet e panevojshme po refuzohem nga stafi i spitalit. Ndërsa bidonat me ujë jo.

” Nuk na i pranojnë ushqimet,vetëm ujin.”

” Ska ushqime. “

“Kam dorëzuar ushqimet, mi kanë pranuar. ”

Ndërsa pranë spitalit Covid 1, qytetarët ndeshen me të tjera problematika. Mungesa e shtretërve bën qe pacienti të qëndrojë me orë të gjata në ambulancë.

” Kisha kunatin,por më vdiq. E solla sot në mëngjes e mbajtën dy orë në ambulance e çuam në sanatorium ska vende,e sollëm këtu po ashtu. Kur e futën thanë iku. S’po marr vesh gjë. ”

“Kam tezen e shtruar mjeket ndryshe me thonë mua,ndryshe familjareve të tjera. Mua më thonë është mirë. Të tjerave keq. “

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi spitalet covid ushqimi ne spitalet covid koronavirusi ne shqiperi spitalet covid ushqimi ne spitalet covid

Sondazh

Poll