Aktualitet

“Është tip arnauti ai avukati”/ Përgjime TË REJA nga dosja ‘Kruja’, biseda e Gazmir Nezajt me mjekun e arrestuar: Ja

12 Shkurt 2021, 15:56 Nga DOSJA
“Është tip arnauti ai avukati”/ Përgjime TË REJA

TIRANË– Përgjime të reja kanë dalë në “dritë” nga dosja e Krujës, ku mes të prangosurve ishte dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku. Abc ka zbardhur përgjime mes bisedave të realizuara nga Gazmir Nezaj me eksperti psikiatriko – ligjor, po ashtu i prangosur, Shkëlqim Korbi dhe me sekserin Isuf Tanuzin.

Fillimisht Nezaj i prazantohet si mik i “Dash Umurit” dhe i kërkonte një takim pas godinës së spitalit për të diskutuar personalisht me të.

PJESË NGA BISEDA: 

Nezaj: Më fal për shqetësimin jam miku i ….

Korbi: I kujt?

Nezaj: Dash Umurit.

Korbi: Po

Nezaj: Dashi më dha këtë numër dhe erdha me të takuar jam tek zyra, por qenka e mbyllur

Korbi: Nuk e kemi zyrën aty

Nezaj Desha të të takoj

Korbi: Hajde pas spitalit.

Pas komunikimit me mjekun psikiatër, Nezaj e zhvillon bisedën me Isuf Tanuzin që njihej si sekser duke lënë një takim me të.

PJESË NGA BISEDA: 

Nezaj: ne rregull, t’honën më kanë thënë se e ka gjyqin se ça mi ngatërron ca budalliqe ky thuaj atij prokurorit ta marrë ky prokuror, do tip arnauti ky, ky avukati a kupto.

Tanuzi: Ditën e hënë e ka…

Nezaj: Unë sdi ca me i thon a ke kupton, unë s’kam pse me shku atje, se unë shoku at bastard nuk e di se ca ka ngatërru fare, unë shkova e takova atë doktorin edhe ai m’tha vetë tha ti japim atij avokatit drejtim sa më shpejt, që tmarojm punë shpejt e shpejt se piva kafe me të dje.

Tanuzi: Me kë?

Nezaj: Me atë doktorin që ka ardh ktu a më kupto?

Tanuzi: aa mire

Nezaj: Aj mtha vetë tha, thuaj ti japin drejtim sa më shpejt a ke kupto?

Tanuzi: Po mirë mo n’daç, nesër osht e hon.

Nezaj: Jo jo, masnesër

Tanuzi :Pasnesër e lëmë e takojmë të honën në mjes, shkojmë herët atje n’Kruj, shofim

Nezaj: Po po, kur të duash ti, se t’i thom unë jepi drejtim, se unë me doktorin fola a ke kupto e gjithçka n’rregull vetëm me i dhon drejtim sa më shpejt ky a ke kupto, tha vet tha t’marojm pun mrena ktij muaji tha thuj atija tha ti japim drejtim shpejt e shpejt.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha u vu në pranga bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha gazmir nezaj isuf tanuzi shkëlqim korbi arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha gazmir nezaj isuf tanuzi shkëlqim korbi

Sondazh

Poll