Aktualitet

ME VIDEO: “Do të të vras!”/ Momentet e frikshme! Shqiptari në Londër, tenton të qëllojë efektiven me stilolaps, e pë

12 Shkurt 2021, 15:32 Nga DOSJA
ME VIDEO: “Do të të vras!”/ Momentet e frikshme! Shqiptari

BRITANI E MADHE- Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite e 10 muaj burg pasi tentoi që të qëllonte me stilolaps një efektive policie. 40-vjeçari, i identifikuar si Adrian Popa sulmoi efektiven Alexandra Dobbs, teksa ajo po përpiqej që ta arrestonte në oborrin e banesës së tij në veri të Londrës, më 16 gusht.

Ai nuk pranoi që të prangosej dhe filloi që ta qëllonte duke i lënë shenja të përherëshme në fytyrë dhe në qafë. Popa, fillimisht u akuzua për vrasje në tentativë dhe plagosje me dashje, por u deklarua fajtor në rrethana më të lehtësuara.

Në videon e publikuar nga “The Sun”, shihet qartë i gjithë momenti i sulmit dhe ulërimat e efektivët, që kërkon ndihmë nga kolegët.

PJESË NGA BISEDA: 

Efektivja: Qëndro aty ku je. Rri aty ku e. Kam “taster”.

Shqiptari: Do të të vras!

Efektivja: Dërgoni përforcime!

Megjithatë Prokuroria pranoi faljen e tij dhe lehtësoi akuzat ndaj tij. Në sallën e gjyqit ishte dhe efektivia Dobbs, e cila tha: “Ndihem emocionalisht e paqëndrueshme, niveli i ankthit është rritur që prej sulmit. Në punë, jam gjithmonë parandojake sikur do të më ndodhin sulme të ngjashme, dhe mendoj gjithmonë më të keqen.

Dobbs kishte shkuar në pronën shqiptarit në Manor Park Crescent pasi kishte marrë një telefonatë nga fqinjët se shqiptari Popa kishte shkelur lirimin me kusht.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adrian popa alexandra dobbs denohet adrian popa adrian popa alexandra dobbs denohet adrian popa

Sondazh

Poll