Aktualitet

Mijëra euro dhe lekë në zyrë e banesë/ Avokati i mjekut Edvin Prifti: Do bënte blerje, paratë ishin të ligjshme

12 Shkurt 2021, 15:26 Nga DOSJA
Mijëra euro dhe lekë në zyrë e banesë/ Avokati i mjekut

TIRANË–Avokati i mjekut kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti, Henkrik Ligori, ka reaguar pasi klienti i tij është pezulluar nga detyra.

Në një prononcim për mediat, Henkrik Ligori ka thënë se paratë që i janë sekuestrur Priftit, janë të ligjshme duke shtuar se paratë janë siguruar nga një shitje. Ai ka thënë ndër të tjera se një pjesë parave nuk iu gjetën në zyrë por në çantë pasi ai do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje.

“Paratë e gjetura janë të ligjshme nga një shitje. Një pjesë e tyre nuk u gjetën në zyrë, por në çantë, të cilat do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje. Në aktet e dosjes nuk vërtetohet se mjeku ka marrë para, janë vetëm bisedat e kryesekretares me një shoqen e saj.” – ka thënë ai. 

Mjeku i specializuar në fushën e kardiologjisë Edvin Prifti është pezulluar nga puna nën akuzën e korrupsionit pasiv. Dosja.al ka mësuar se bashkë me Priftin është pezulluar edhe infermjerja Trëndafile Frangu. Prifti dhe Frangu ishin të dy të punësuar në shërbimin e kardiologjisë në QSUT. Emri i Priftit dhe Frangut ka dalë në pah pas disa muajsh hetime e përgjime që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e gjyqtares Enkeljeda Hoxha dhe tetë personave të tjerë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti henkrik ligori pezullohet mjeku edvin prifti edvin prifti henkrik ligori pezullohet mjeku edvin prifti

Sondazh

Poll