Aktualitet

“Nuk justifikohet me rastet e festave”/ Simaku: Të rinjtë të prekur nga mutacionet e Covid

12 Shkurt 2021, 15:50 Nga DOSJA
“Nuk justifikohet me rastet e festave”/ Simaku: Të rinjtë

TIRANË– Specialisti i Insitutit të Shëndetit Publik Artan Simaku, ka thënë se shkak për shtimin e rasteve me Covid-19 tek të rinjtë mund të jetë dhe prekja me variantet e reja të sëmundjes vdekjeprurëse. 

Në një intervistë që ka dhënë për Abcnews, ai ka thënë se rritja e infeksioineve te të rinjtë nuk mund të justifikohet me rastet e festave, sakaq ka shtuar se dyshimet janë shtuar se në vendin tonë ekzistojnë variantet e reja të Covid-19, pasi po humbin jetën të rinjtë pa sëmundje bashkëshoqëruese. 

“Ky është vetëm një dyshim pasi për shkak të situatës epidemiologjike  dhe trendit të rritjes së numrit të rasteve mes të rinjve është një rritje që nuk justifikohet më me rastet e festave. Nuk ka ndryshim në simptoma vetëm se variantet e reja kanë një trasmetueshmëri më të shpejtë. Ato përhapen rreth 70% më shpejt se Covid”, është shprehur mjeku.

Dje shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino tha se janë dërguar 50 mostra për tu analizuar në Londër, me dyshimin se mund të jenë mutacion i virusit.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan simaku variantet e koronavirusit artan simaku variantet e koronavirusit

Sondazh

Poll