Aktualitet

U zunë fëmijët, e vazhduan prindërit! Shmaget tragjedia në Kukës, 40-vjeçari i dehur merr automatikun e qëllon drejt fqi

12 Shkurt 2021, 16:06 Nga DOSJA
U zunë fëmijët, e vazhduan prindërit! Shmaget tragjedia

KUKËS– Behar Elezi ka rënë në prangat e Policisë së Kukësit, pasi në gjendje të dehur ka qëlluar në drejtim të banesës së fqinjit të tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gostil të Kukësit, ku konflikti nisi nga një zënkë mes dy të miturve 10-vjeçarë për t’u vijuar më pas nga prindërit e tyre. Në mes të debatit dhe i dehur, Elezi ka shkuar në banesën e tij, ka nxjerrë armën automatike dhe ka nisur që të qëllojë.

I frikësuar për jetën e tij, R.S., ka telefonuar Policinë, efektivët e të cilës kanë neutralizuar 40-vjeçarin. Pasi ka pikasur se drejt tij po afroheshin disa mjete të Policisë, 40-vjeçari Elezi ka tentuar që të largohet por është neutralizuar në kohë nga efektivët, fatmirësisht pa lënë asnjë të lënduar.

Gjatë sulmit me armë zjarri, 40-vjeçari ka dëmtuar vetëm makinën e parkuar në oborrin e R.S., dhe të një personi tjetër, i cili në atë moment ishte në lëvizje.

Në momentin që në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, 40-vjeçari është kapur kishte fishek në gojë. Fillimisht atij iu hoq arma nga dora, por sërish ai reagoi duke u përleshur me zv/drejtorin e Policisë Kukës dhe një efektiv që e shoqëronte, të cilët arritën ta neutralizonin pa të lënduar në njerëz. Pasi i janë vendosur prangat, 40-vjeçari me precedent të mëparshëm kriminalë, është dërguar në ambientet e Komisariatit të Kukësit, ku edhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, armën tip automatik dhe municionet e saj. Fillimisht ngjarja u raportuar si një pengmarrje, megjithatë version zyrtar i Policisë së Shtetit sqaroi gjithë çfarë kishte ndodhur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet behar elezi kukes merret peng familja ne kukes behar elezi kukes merret peng familja ne kukes

Sondazh

Poll