Abazi: Qeveria Kurti do të bisedoj edhe me Izraelin dhe me BE-në për ambasadën e Kosovës
12 Shkurt 2021, 14:01Nga DOSJA
KOSOVË- Vendimi i institucioneve të Repbulikës së Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem pas njohjes nga Izraeli që erdhi si rezultat i insistimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Lëvizja Vetëvendosje po konsiderohet si një vendim që do shqyrtohet, gjithmonë duke marrë parasysh qëndrimin e Bashkimit Evropian.
Një gjë të tillë e ka thënë ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, derisa të njëjtën, mbrëmë në emisionin “Debat Pernime”, e ka paralajmëruar edhe ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi.
Për Haki Abazin vendosja e ambasadës në Jerusalem është një problem i krijuar pa nevojë nga qeveria Hoti dhe thotë se Qeveria Kurti do të ulet e të diskutojë me BE-në për të zgjidhur këtë çështje.
“Është komplekse të diskutohet edhe në nivelin diplomatik se, qëndrimi i BE-së lidhur me atë se ku duhet të jetë pozicioni ambasadës, është shumë i rëndësishëm, sepse për Kosovën ka rëndësi qëndrimi i Bashkimit Evropian.
Mendoj që qeveria Kurti do të ulet me sinqeritetin më të madh të bisedoj edhe me shtetin e Izraelit edhe me BE-në për të tentuar që të zgjidhet kjo nyje që është krijuar pa nevojë nga qeveria e kaluar”.– ka deklaruar Haki Abazi.
Kosova ka arritur të marr njohjen nga Izraeli pas një ngecje disa vjeçare për të marrë njohje të reja. Kjo njohje ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së 4 Shtatorit të nënshkruar në Uashington.
Bashkimi Evropian ende nuk është në gjendje t’i bind 5 shtete brenda Unionit për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Intervista e plotë:
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MIANMAR– Qeveria ushtarake e Myanmar po arreston zyrtarët e komisionit zgjedhor në bastisjet gjatë natës dhe u kërkon atyre të japin prova se zgjedhjet e ...
KOSOVË- Zgjedhet e parakohshmë parlamentare janë një nga ngjarjet më kryesore të këtij viti në Kosovë. Zgjedhjet e parakohshme u vendosën për shkak se qeve...
KOSOVË– Në mesnatë mbyllet fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Partitë politike deri në mesnatë kanë kohë që t’i bindin votues...
KOSOVË- Një shqiptare dhe një serbe takohen në rrugën Kralja Petra I në veri të Mitrovicës. Ne i shoqërojmë ato duke ndjekur drejtimin majtas nga rruga kry...
KOSOVË- Kandidati për Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti dhe kandatja për Presidente Vjosa Osmani kanë mbajtur ditën e sotme një tubim në Prishtinë për të...
GREQI– Ngarkesa virale e gjetur në ujërat e zeza urbane të Athinës tregon se mund të ketë 80,000 deri 90,000 transportues simptomatik ose asimptomatik të ...
BRITANI– Për gati 12 muaj, beqarët nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë marrëdhënie të reja. Me shanset e tyre për të krijuar një familje ose për të gjetu...
KOSOVË- Kandidati për Kryeministër Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente Vjosa Osmani kanë zhvilluar ditën e djeshme fushatë elektorale në Istog. Më an...