Bota

Kandidati i AAK-së, Kadriu: Tani është koha për Haradinaj të jetë president

12 Shkurt 2021, 14:15 Nga DOSJA
Kandidati i AAK-së, Kadriu: Tani është koha për Haradinaj

KOSOVË– Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu, ka treguar arsyjet se përse e përkrah Ramush Haradinaj për president.

Kadriu ka thënë se në rast se Haradinaj nuk do të kishte qenë kryeministër, ai nuk do ta kishte përkrahur atë si President, por pasi Haradinaj ka krijuar një standard të ri në qeverisje i ka dhënë shembull të gjithve se si qeveriset vendi.

Postimi i plotë:

“Nëse Ramush Haradinaj nuk do të kishte qenë kryeministër, personalisht nuk do ta kisha përkrah për President, sepse Kosova ka pasur shumë nevojë të ketë një kryeministër si Haradinaj për të krijuar një standard të ri në qeverisje, për t’i dhënë shembull të gjithve pas tij se si qeveriset vendi. Kjo tanimë ka ndodh, ka krijuar mendësi ndryshe në qeverisje, dhe kushdo që vjen pas tij, do ta ketë shumë problem me dalë jashtë kësj vije, përndryshe e dështon Republikën tonë.

Tani është koha për Haradinajn President, sepse rrethanat janë të tilla që askush përveç tij nuk do të mundet me i dalë zot Kosovës, asnjëri tjetër nuk përfaqëson vlerat si ai. Të dielen sa më shumë e bashkërisht në votime, e sa më shumë votë jo thjeshtë për Ramushin, por për sigurinë e Atdheut tonë, për sovranitetin e shtetit, për përfaqësim dinjitoz.

Numri 135 për Aleancën, për Haradinajn President!

Numri 23 për Rexhep Kadriun, për zërin e gjilanasëve në Kuvend!”

Nëse Ramush Haradinaj nuk do të kishte qenë kryeministër, personalisht nuk do ta kisha përkrah për President,…

Pubblicato da Rexhep Kadriu su Giovedì 11 febbraio 2021

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj rexhep kadriu zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt ramush haradinaj rexhep kadriu zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll