Bota

Zgjedhjet në Kosovë, çfarë ndodhi në 10 ditët e fushatës në vend, akuzat mes kundërshtarëve dhe masat anti-Covid që

12 Shkurt 2021, 13:21 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, çfarë ndodhi në 10

KOSOVË- Zgjedhet e parakohshmë parlamentare janë një nga ngjarjet më kryesore të këtij viti në Kosovë. Zgjedhjet e parakohshme u vendosën për shkak se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti u shpall anti-kushtetuese. Data 14 shkurt e zgjedhjeve u shpall nga presidentja Vjosa Osmani. Në Kosovë janë 4 kandidatë për Kryeministër dhe 2 kandidatë për President. Kandidatët për kryeministër janë: Avdullah Hoti nga Lidhja Dmokratike e Kosovës, Albin Kurti nga Lëzivja Vetëvendosje, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga NISMA Socialdemokrate, ndërsa kandidatët për president janë: Vjosa Osmani nga Nisma Vjosa dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për shkak se janë zgjedhje të parakohshme, fushata elektorale në Kosovë zgjadhi 10 ditë që nga data 3 shkurt deri në ditën e sotme 12 shkurt.

Por çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 10 ditëve të fushatës elektorale?  

Që nga nisja e fushatës në datë 3 shkurt të gjitha partitë dhe liderët e tyre kanë sulmuar dhe akuzuar kundërshtarët politikë në mënyrë që të fitojnë popullaritet. Duke filluar nga Albin Kuri dhe Vjosa Osmani që të gjitha akuzat e tyre i lëshuan drejt qeverisë aktuale të Kosovës. E njëjta gjë ndodhi edhe me LDK-së e Mustafës dhe Hotit, të cilët nuk i kursyen gjithashtu akuzat kundër VV-së dhe Kurtit. Ndërsa nga ana e Hoxhajt të PDK-së kishte një “luftë” tjetër me Limajn e NISMËS-së, të cilët gjithashtu nuk i lanë gjë pa thënë njëri-tjetrit. Ndërkohë shumë ndryshe ishte situata mes dy kandidatëve për President, ku secili prezantuan programet e tyre por nuk hodhën akuza për drejt kundërshtarëve.

A u respektuan masat anti-Covid në Kosovë gjatë fushatës elektorale? 

Marshimet dhe tubimet nga subjektet politike në vend nuk pyetën farë për masat pandeminë që është vendi. Të gjithë kandidatët për Kryeministër premtuan shumë për programin e tyre të përballimit të pandemisë, por asnjëri nga ata nuk i respektoj rregullat e vendosura anti-Covid. Fushatat elektorale ishin të gjitha të tej mbushura me njerëz dhe pa respektuar distancës sociale apo mbajtur maskën, të cilat janë “armët kryesore” të luftës kundër Covid. Por për këtë gjë subjektet politike nuk ngelën “pa ndëshkuar”. Inspektoriati në Prishtinë ka gjobitur të gjitha partitë politike që thyen masat anti-Covid me 2 mijë euro secila. Partitë e gjobitura janë VV, NISMA, LDK, AAK dhe PDK-ja.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll